Autoritetet e Kosovës kanë njoftuar se kanë gjetur mbetje njerëzore edhe në vendin e tretë që dyshohet të jetë varr masiv në Zubin Potok. Policia dhe Prokuroria Speciale e Kosovës thanë të premten në një komunikatë të përbashkët se gjatë veprimeve hetimore që janë duke u zhvilluar lidhur me rastin në Zubin Potok është identifikuar dhe është konfirmuar prania e mbetjeve mortore edhe në lokacionin e tretë të dyshuar. LEXO edhe...Alban Daci: Kosova mes marrëveshjes politike dhe shantazhit politik “Në këtë lokacion janë duke u zhvilluar ekzaminimet dhe procedurat e nevojshme hetimore, në koordinim të plotë ndërmjet Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, dhe institucioneve të tjera kompetente, me qëllim zbardhjen e të gjitha rrethanave”, thuhet në njoftim. Prej javësh, në Zubin Potok po zhvillohen gërmime në fshatrat Kalludër e Vogël dhe Jakubë, pas një hetimi rreth dyvjeçar dhe arrestimit të tre të dyshuarve lidhur me këtë rast nën dyshimin për krime lufte. Autoritetet kanë thënë se është herët të flitet për identifikimin e viktimave të mundshme nga mbetjet mortore në Zubin Potok, duke bërë thirrje për ruajtjen e integritetit të hetimeve. Por, Kurti e ka përsëritur se mbetjet e dyshuara njerëzore në Kalludër të Vogël mund t’iu përkasin një grupi prej 23 shqiptarëve të zhdukur në atë pjesë të vendit në vitin 1999. P.J/ReportTv.al kosove zubin patok varr masiv Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 34.7% Jo 60.3% Nuk e di 5% Vota total: 2671 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?

