Lajme Zone
Konfirmohet rasti i parë për këtë vit me ‘Ethet e Nilit’ në Shqipëri, 72-vjeçari i prekur nga Korça në karantinim! Dyshohet se ishte pickuar nga mushkonja në lulishte
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Konfirmohet rasti i parë për këtë vit me ‘Ethet e Nilit’ në Shqipëri, 72-vjeçari i prekur nga Korça në karantinim! Dyshohet se ishte pickuar nga mushkonja në lulishte

Sëmundja ‘Ethet e Nilit’ ka mbërritur edhe në Shqipëri, ku në Korçë është konfirmuar rasti i parë për këtë vit. I prekuri është një 72-vjeçar nga Korça i cili ndodhet aktualisht në karantinim në Spitalin Rajonal të Korçës dhe po merr mjekimin përkatës. LEXO edhe...Pesë orë rrugë nga Greqia drejt Pogradecit, emigranti: Kam dëshirë të takoj Ramën, pastaj le të vdes (VIDEO) Sipas burimeve mësohet se

Sëmundja ‘Ethet e Nilit’ ka mbërritur edhe në Shqipëri, ku në Korçë është konfirmuar rasti i parë për këtë vit. I prekuri është një 72-vjeçar nga Korça i cili ndodhet aktualisht në karantinim në Spitalin Rajonal të Korçës dhe po merr mjekimin përkatës. LEXO edhe...Pesë orë rrugë nga Greqia drejt Pogradecit, emigranti: Kam dëshirë të takoj Ramën, pastaj le të vdes (VIDEO) Sipas burimeve mësohet se 72-vjeçari jeton në qytetin e Korçës dhe ka qene duke dalë në lulishte, pjesën më të madhe të kohës e ka kaluar aty, kur është pickuar nga mushkonja, e cila i ka transmetuar virusin. 72 vjeçari ka shkuar në spital për të marrë mjekim, ndërsa pas analizave ka rezultuar se i moshuari është prekur nga Ethet e Nilit. Deri më tani është rasti i vetëm, pasi janë bërë analiza të tjera tek persona të afërt të tij, por të gjithë kanë rezultuar negativë. Mësohet se ditën e nesërme do të vijë një grup specialistesh për të bërë dezinfektimin e zonës. Kjo sëmundje përhapet nga pickimi i mushkonjës dhe simptomat tek personi i prekur nisin me temperaturë, dhimbje koke, dhimbje muskujsh dhe të vjella, por prek edhe trurin dhe është sëmundje vdekjeprurëse. Epidemiologë nga Instituti i Shëndetit Publik po hetojnë në të gjitha qarkun e Korçës praninë ose jo të mushkonjës që përhap këtë sëmundje. Ndërkohë, janë marrë masat edhe nga mjekët e lagjeve të qytetit që në rast të përballjes me pacientë që kanë të tilla simptoma, të raportohen dhe të bëhen veprimet e mëtejshme. R.Xh/ReportTv.al mushkonja Virus karantinë Ethet e Nilit Korce Komento Komente Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret? Mirë 60.2% Keq 31.4% Nuk e di 8.5% Vota total: 1393 Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret?