Lajme Zone
Konferencë ndërparlamentare për zgjerimin e BE-së, Rama mban fjalën përshëndetëse në Tiranë
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Konferencë ndërparlamentare për zgjerimin e BE-së, Rama mban fjalën përshëndetëse në Tiranë

Në Tiranë zhvillohet sot Konferenca Ndërparlamentare me temë “Agjenda strategjike për zgjerimin e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë”.

Në Tiranë zhvillohet sot Konferenca Ndërparlamentare me temë “Agjenda strategjike për zgjerimin e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë”. Në aktivitet do të marrë pjesë edhe Kryeministri Edi Rama, i cili do të mbajë një fjalë përshëndetëse. Konferenca mbledh përfaqësues të institucioneve shqiptare, Parlamentit Europian dhe parlamenteve të vendeve europiane. Diskutimet do të fokusohen te procesi i zgjerimit të Bashkimit Europian, reformat, stabiliteti dhe siguria, si dhe procesi i anëtarësimit të Shqipërisë. Në hapje të konferencës do të flasin Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, Kryeministri Edi Rama, Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, dhe raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder. Konferenca do të ndahet në tre sesione, ku do të trajtohen agjenda e zgjerimit të BE-së dhe rruga e Shqipërisë drejt anëtarësimit; zgjerimi si faktor për reformat, stabilitetin dhe sigurinë; si dhe roli i parlamenteve në procesin e integrimit europian. Aktiviteti do të moderohet nga Kryetari i Komisionit për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, së bashku me përfaqësues të parlamenteve të vendeve pjesëmarrëse.