Lajme Zone
Konferenca e dhjetë ndërqeveritare në Luksemburg, Rama ndan pamjet: Dhe me një tjetër ditë Shqipërie në BE
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Konferenca e dhjetë ndërqeveritare në Luksemburg, Rama ndan pamjet: Dhe me një tjetër ditë Shqipërie në BE

Me konferencën e 10-të ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, Shqipëria mbylli dje kapitullin e katërt të negociatave me Brukselin. Rama e quajti një hap vendimtar, ndërsa edhe pse integrimi për të është një rrugë e gjatë, ofroi garancinë për progres të vazhdueshëm.

Me konferencën e 10-të ndërqeveritare me Bashkimin Evropian në Lukesmburg, Shqipëria mbylli dje kapitullin e katërt të negociatave me Brukselin. Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjete sociale ka shpërndarë disa momente nga konferenca e 10-të ndërqeveritare. LEXO edhe...Rama feston mbylljen e Kapitullit 20 me delegacionin shqiptar: Pa e sjellë flamurin e Shqipërisë këtu, nuk i ndahemi kësaj pune (VIDEO) “Mirëmëngjes dhe me një tjetër ditë Shqipërie në BE, ju uroj ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook. Në fjalën e tij kryeministri Edi Rama e quajti një hap vendimtar, ndërsa edhe pse integrimi për të është një rrugë e gjatë, ofroi garancinë për progres të vazhdueshëm. Komisionerja për Zgjerimin Marta Kos, tha se integrimi brenda 2030 është tërësisht i mundur ndërsa rikujtoi se ky është një proces që kërkon kontributin e të gjithëve. Krahas kapitullit 20, i cili lidhet me zhvillimin e sipërmarrjes, politikat industriale, mbështetjen e bizneseve, inovacionin dhe rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare, më 14 korrik u mbyllën Kapitulli 25 – Shkenca dhe Kërkimi, Kapitulli 26 Arsimi dhe Kultura si dhe ai 30 –për Marrëdhëniet e Jashtme. Xh.K/ReportTv.al integrimi ne be edi rama Komento Komente Sondazhi i ditës: A e di arsyen e protestave të dhunshme kundër Ministrisë së Arsimit? Po 20.5% Jo 76.2% Disi 3.2% Vota total: 1027 Sondazhi i ditës: A e di arsyen e protestave të dhunshme kundër Ministrisë së Arsimit?