Shtrenjtimi i çmimit të naftës jo vetëm që po vështirëson koston e operimit te transporti publik privat, por ka rikthyer edhe një herë debatin mes ministrisë së Financave dhe asaj së Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE). Që prej muajit maj shoqatat e transportit publik vijojnë të përsërisin shqetësimin për mospërballimin e kostove nga shtrenjtimi i çmimit të naftës dhe për kohëzgjatjen e periudhës për të përfituar 50 lekë për litër kompensim për naftën. Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas vetëm gjatë muajit gusht ka përsëritur 2 herë kërkesën se kostoja e operimet mbetet e papërballueshme dhe se kjo shumë shpejt do të sjellë reduktim të mjeteve për lëvizjen e qytetarëve. LEXO EDHE:Ylli Pata: Fjalëkryqi politik i Tiranës Por shtyrja e afatit të kompensimit të naftës te transporti, duket se ka shkaktuar sërish debat mes ministrive, të Financave dhe Infrastrukturës dhe Energjisë. Përsëri Ministria e Financave i është përgjigjur kërkesës së Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas për zgjatjen e afatit të kompensimit për transportin publik. Shoqata ka kërkuar që masa e përcaktuar në VKM nr. 341 të vijojë edhe për tre muaj, nga qershori deri në gusht 2026. Ministria e Financave ia ka përcjellë kërkesën Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për trajtim dhe vlerësim. Në shkresë thuhet se Ministria e Financave është e gatshme të shqyrtojë çdo propozim që mund të paraqitet nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. “Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas, me shkresën datë 06.08.2026, ka paraqitur kërkesën për zgjatjen e afatit të zbatimit të VKM-së nr. 341, datë 13.05.2026, “Për përcaktimin e procedurave, të dokumentacionit dhe të masës së kompensimit për shoqëritë e linjave të transportit qytetës, rrethqytetës dhe ndërqytetës në kushtet e situatës së veçantë në tregun hidrokarbur” edhe për një periudhë shtesë prej 3 (tre) muajsh (Qershor-Korrik-Gusht). Në vijim të sa më sipër, lutem trajtimin e kërkesës dhe vlerësimin e situatës brenda fushës së përgjegjësisë së Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Ministria e Financave shpreh gatishmërinë për të shqyrtuar çdo propozim që mund të paraqitet nga ana juaj”, theksohet në letrën e Ministrisë së financave drejtuar Ministrisë së ekonomisë. Por nuk është hera e para që Ministria e Financave shprehet e gatshme për të shqyrtuar mundësinë për shtyrjen e afatit edhe me 3 muaj të kompensimit të naftës. Edhe më një shkresë të 21 Maj 2026, Ministria e Financave i është drejtuar Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, duke kërkuar shqyrtimin e kërkesës sonë brenda fushës së përgjegjësisë suaj institucionale dhe duke shprehur gatishmërinë për të shqyrtuar çdo propozim që mund të paraqitet nga ana juaj. Edhe në komunikimin e fundit më 20 Gusht 2026 mes ministrive, Ministria e Financave shpreh sërish gatishmërinë për shqyrtimin e çdo propozimi që do të paraqitet nga Ministria e Infrastrukturës. Pra kërkon propozimet për shqyrtim. Sakaq vendimi për dhënien e kompensimit në masën 50 lekë për litër, për një periudhë 3 mujore, më pak sesa u kërkua nga shoqatat e transportit nga qeveria u miratua në mesin e muajit Maj. Vendimi përcakton se kompensimi do të llogaritet mbi shumën e konsumit të karburantit për periudhën mars, prill, maj 2026, por jo më shumë se sasia e konsumuar për të njëjtën periudhë të vitit 2025, për secilën nga shoqëritë. Efektet financiare llogariten në vlerën e 250 mln lekëve apo rreth 2.6 mln euro që do të përballohen në masën e 120 mln lekë nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit dhe 130 mln lekë nga buxheti i Bashkisë së Tiranës. Më 1 gusht përfi afati për aplikimet për subvencionimin e naftës për operatorët e transportit publik. Për shkak të rritjes së çmimit të naftës e ndikuar nga konflikti në Lindjen e Mesme, operatorët përfituan kompensim në masën 50 lekë për litër për naftën e periudhës, mars-prill dhe maj. Por interesi për aplikim ka qenë i ulët. Sipas të dhënave të Shoqatës së Transportit Urban dhe Interurban të bërë më herët publike për Monitor nga rreth 140 operatorë në të gjithë vendin (110 operatorë kryejnë aktivitet për linjat ndërqytetase dhe 30 për transportin urban në Tiranë) vetëm 35 kanë dorëzuar aplikimin apo rreth 25% e totalit. Kryetari i Shoqatës së Transportit Urban dhe Interurban, Dashnor Memaj më herët tha se operatorët më të vegjël, të cilët disponojnë vetëm një ose dy mjete, nuk kanë mundur të aplikojnë për shkak të mungesës së dokumentacionit që provon shpenzimet për karburant./ Monitor Xh.K/Shqiptarja.com TAG: shoqata e transportit publik Transporti publik rritja e cmimit të naftës Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
24 Gusht, 21:21
Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.2% Keq 33.5% Nuk e di 14.3% Vota total: 651 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21 Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?
