Foto ilustruese/ Çudira shqiptare/Ardita Kuçi ishte drejtuese në AZHBR kur kompania e saj fitoi procedurën për 26 hektarë tokë publike në Bilisht te SPV BILISHT SOLAR PARK 1. Shoqëria u shit për 100 lekë dhe përfi te Mario Berberi, biznesmeni i dosjeve të kontrabandës në Kapshticë, i denoncuar nga Pamfleti për lidhje korruptive me drejtuesit e doganave. Ardita Kuçi, drejtoresha e përgjithshme e AZHBR, rezulton e lidhur përmes një zinxhiri interesash ekonomike me Mario Berberin, biznesmenin e Devollit, emri i të cilit prej vitesh shfaqet në denoncime për kontrabandë, evazion fiskal dhe korrupsion në Doganën e Kapshticës.
Sipas informacioneve të siguruara nga Pamfleti, kompania “Dritë”, e themeluar dhe zotëruar nga Ardita Kuçi, u shpall bashkëfituese e një procedure për shfrytëzimin e 26.56 hektarëve tokë publike në Bilisht. Më pas, ajo kaloi në pronësinë e Vilson Myrtollarit dhe përfundimisht në duart e Mario Berberit, i cili sot kontrollon përmes saj 20% të projektit fotovoltaik SPV BILISHT SOLAR PARK 1.
Në kohën kur zhvillohej gara për tokën publike, Ardita Kuçi mbante postin e drejtoreshës së Monitorimit të Skemave, Riskut dhe Raportimit në AZHBR. Ajo u emërua drejtoreshë e përgjithshme e agjencisë në shtator 2024.
Lidhja ekonomike mes zyrtares së lartë dhe biznesmenit të përmendur në dosjet e kontrabandës kalon përmes një kompanie, një sipërfaqeje të konsiderueshme toke publike dhe dy transaksioneve të njëpasnjëshme të pronësisë.
Kompania e Ardita Kuçit dhe 26 hektarët në Bilisht
Më 6 janar 2023, Ardita Kuçi themeloi kompaninë “Dritë”, me objekt aktiviteti zhvillimin e projekteve fotovoltaike. Ajo zotëronte 100% të kapitalit, ndërsa administratore u vendos Mahmude Kuçi.
Vetëm pesë muaj më vonë, më 2 qershor 2023, Bashkia Devoll shpalli fitues bashkimin e operatorëve ARNA, VILDEV-CO dhe Dritë, për dhënien me qira të 26.5563 hektarëve tokë nga fondi kullosor në Bilisht.
Gara kishte vetëm një ofertues. Çmimi fillestar ishte 176 mijë lekë për hektar në vit, ndërsa oferta fituese arriti 177 mijë lekë. Diferenca ishte vetëm 1 mijë lekë për hektar. Dokumentacioni i publikuar konfirmon shpalljen e fituesit, ndërsa data e lidhjes së kontratës përfundimtare nuk rezulton e përcaktuar.
Kështu, ndërsa ushtronte funksion drejtues në institucionin që administron fondet dhe skemat e mbështetjes për bujqësinë, Kuçi zotëronte një biznes privat që merrte pjesë në një procedurë për shfrytëzimin ekonomik të tokës publike.
Kjo ndërthurje e funksionit shtetëror me interesat private është një nga pistat e dosjes, veçanërisht për deklarimin e interesave dhe mënyrën si u administrua pjesëmarrja e kompanisë në projekt.
Kompania shitet për 100 lekë dhe përfn te Mario Berberi
Më 4 mars 2024, Ardita Kuçi ia shiti të gjitha kuotat e kompanisë “Dritë” Vilson Myrtollarit, për vetëm 100 lekë.
Blerësi ishte një personazh i përfshirë më parë në të njëjtin projekt. Myrtollari drejtonte VILDEV-CO, kompaninë që kishte marrë pjesë bashkë me “Dritë” në procedurën e tokës publike në Bilisht.
Një muaj më vonë u themelua SPV BILISHT SOLAR PARK 1, me tre ortakë. ARNA zotëronte 60% të kapitalit, ndërsa VILDEV-CO dhe Dritë nga 20% secila.
Në shtator 2025, biznesmeni afer PD, Vilson Myrtollari ia transferoi kompaninë “Dritë” Mario Berberit, i cili mori më pas edhe administrimin e saj.
Këtu bashkohen interesat ekonomike të personazheve. Kompania që Ardita Kuçi krijoi ndërsa ishte drejtuese në AZHBR, dhe që u përfshi në procedurën për tokën publike, përfi në pronësinë e Mario Berberit. Hallka lidhëse është Vilson Myrtollari, fillimisht partner i kompanisë së Kuçit dhe më pas ortak i Berberit në projektin fotovoltaik.
Edhe kompania ARNA ka një marrëdhënie të dokumentuar me AZHBR-në. Ajo rezulton përfituese e një granti prej 63,458 eurosh nga programi IPARD II, për një investim në Boboshticë të Korçës. Granti i përket një projekti tjetër dhe nuk ka të dhëna që provojnë përfshirjen e Kuçit në miratimin e tij.
Gjithsesi, rrethi i interesave ekonomike është i qartë. Një zyrtare e lartë e AZHBR-së, dy biznese partnere dhe Mario Berberi lidhen përmes të njëjtës kompani dhe një investimi energjetik mbi tokën publike të Bilishtit.
Mario Berberi, kontrabanda dhe akuzat për korrupsion të sistemit doganor
Mario Berberi është një emër që Pamfleti e ka trajtuar prej kohësh në investigimet për kontrabandën dhe korrupsionin doganor.
Në korrik 2018, biznesmeni u arrestua nga Policia e Korçës, së bashku me tre doganierë të Kapshticës, pas zbulimit të mallrave të dyshuara si kontrabandë. Berberi u identifikua nga policia si porositësi i dyshuar i ngarkesës, ndërsa punonjësit doganorë akuzoheshin se kishin lejuar kalimin pa kontrollet përkatëse.
Sipas informacioneve të publikuara më parë nga Pamfleti, Berberi ka ndërtuar një rrjet interesash tregtare që shtrihet përtej Berberi Company, duke përdorur prestanome për kontrollin e kompanive Best Price, Lele dhe Kleo.
Burimet e redaksisë kanë denoncuar gjithashtu një sistem të dyshuar pagesash mujore ndaj agjentëve dhe zyrtarëve doganorë, për të garantuar kalimin e mallrave dhe shmangien e kontrolleve. Në këto informacione është përmendur edhe Dritan Çekani, ish-drejtues i Doganës së Kapshticës, për lidhje të pretenduara favorizuese me Berberin. Si e ka “marrë peng” Mario Berberi doganën e Kapshticës, evazion, kontrabandë dhe doganierë në listëpagesa mujore 1 Nëntor, 17:50 Çekani u procedua penalisht në shkurt 2025, së bashku me përgjegjësin e turnit Vangjush Nole dhe dy doganierë, pas një operacioni tjetër kundër kontrabandës. Procedimi nuk provon pagesa nga Berberi, por dokumenton përfshirjen e hallkave drejtuese të doganës në një tjetër çështje penale.
Në një denoncim të ri të adresuar Doganave, Ministrisë së Financave dhe Prokurorisë, përmendet edhe furnitori grek Astor Hellas, me aktivitet në Selanik. Denoncuesit akuzojnë një mekanizëm evazioni fiskal përmes manipulimit të faturave të importeve nga Greqia dhe deklarimit të mallrave me vlera artificialisht më të ulëta.
Transaksionet me Astor Hellas janë përfshirë në kërkesën për hetim, ndërsa pjesëmarrja e kompanisë greke në ndonjë falsifikim nuk është provuar. Sipas denoncimit, skema e pretenduar është favorizuar nga mungesa e kontrolleve ose bashkëpunimi i punonjësve doganorë.
Kjo është historia tjetër e Mario Berberit, ajo e një biznesmeni të akuzuar për evazion fiskal, prestanome, kontrabandë dhe lidhje korruptive me njerëz të administratës doganore. Sot, emri i tij shfaqet edhe në pronësinë e një projekti fotovoltaik, të lidhur me kompaninë e themeluar nga drejtoresha e AZHBR-së.
Nga AZHBR te Kapshtica, interesat që bashkohen në Bilisht
Një tjetër hallkë ekonomike është Bashkia Devoll. Krahas procedurës për tokën publike, ku mori pjesë kompania e Ardita Kuçit, i njëjti institucion i ka dhënë Berberi Company katër tenderë gjatë viteve 2023–2025, me vlerë të përgjithshme ofertash prej 14.28 milionë lekësh pa TVSH.
Kompania e Berberit ka rezultuar gjithashtu fituese në një procedurë për dhënien me qira të një trualli prej 3000 metrash katrorë, kundrejt 95 mijë lekëve në muaj.
Këto marrëdhënie nuk provojnë vetvetiu favorizim të paligjshëm, por zgjerojnë rrethin e interesave ekonomike që lidhen me Berberin dhe pushtetin vendor në Devoll.
Dosja e fotovoltaikëve përmban ndërkohë një kontradiktë të fortë. Ardita Kuçi themeloi një kompani private gjatë kohës që drejtonte një strukturë të rëndësishme në AZHBR. Kompania u shpall bashkëfituese në një procedurë për tokë publike, u shit më pas për 100 lekë dhe përfi te Mario Berberi, biznesmeni i përmendur në denoncimet për korrupsionin doganor.
Lidhja e tyre e dokumentuar është ekonomike dhe kalon përmes shoqërisë “Dritë” e Vilson Myrtollarit. Natyra e marrëveshjeve financiare, interesi real në projekt dhe origjina e kapitalit të investuar mbeten pjesë e pistave që Pamfleti po ndjek.
Investigimi vijon me kalimet e pronësisë, marrëveshjet financiare dhe interesat e personave që bashkohen në projektin e Bilishtit. Në njërin skaj qëndron drejtoresha e AZHBR-së, ndërsa në tjetrin Mario Berberi, biznesmeni që Pamfleti e ka denoncuar për rrjetin e kontrabandës dhe korrupsionit në Kapshticë. Mes tyre qëndron kompania e shitur për 100 lekë dhe investimi mbi 26 hektarë tokë publike.
/Pamfleti 1 Komente J Jani Kapurani 12 Nëntor 2026, 16:44 Adresa e DRITE shpk, eshte banesa e drejtoreshes se AZHBR. Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia Rama josh Arkend Ballën me kullën 20-katëshe në Golem? Dekani i Durrësit Linert Lirëza prestanome i deputetit socialist 12 Nëntor 2026, 12:5712:57Anti-Mafia Gjurmët e zullumeve të Vlora Hysenit: SPAK heton zinxhirin e fshirjes së sekreteve, 9 shefa të SHISH-it do merren në pyetje 11 Nëntor 2026, 15:3815:38Anti-Mafia Durrësi, porta ku bandat luftojnë për territor: Arrestimet e Ergys Agasit dhe Vlora Hysenit rihapin betejën për kontrollin e portit 11 Nëntor 2026, 11:1611:16Anti-Mafia “Libri i Zi” i PD-së për zgjedhjet 2021/ Gjergj Luca, nga pazaret e votave për PS te denoncimi për strehimin e bandave në Labinot 10 Nëntor 2026, 16:1016:10Anti-Mafia Vëllezërit e Vlora Hysenit u hetuan nga Anti-Mafia e Nicola Gratteri për trafik droge; operacioni “Karaburun” goditi rrjetet e narkotrafikut ballkanik 9 Nëntor 2026, 19:3019:30Anti-Mafia ASHK Tirana Jug/ Flladi Dano në krye të pazareve me legalizimet, denoncime për ryshfet dhe favore për oligarkët e kullave 9 Nëntor 2026, 09:5509:55Anti-Mafia

