Lajme Zone
Komisioni i Ekonomisë miraton Paketën Fiskale 2027, TVSH 6% edhe për ujin dhe produktet higjienike për gratë e fëmijët! Me propozim të Braçes hiqen nga akciza cigaret elektronike
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Komisioni i Ekonomisë miraton Paketën Fiskale 2027, TVSH 6% edhe për ujin dhe produktet higjienike për gratë e fëmijët! Me propozim të Braçes hiqen nga akciza cigaret elektronike

Erion Braçe ka katër vjet që kërkon uljen e TVSH-së për produktet e higjienës menstruale. Komisioni i Ekonomisë miratoi ndryshimet pavarësisht kundërshtimit të Ministrisë së Financave.

Uji, produktet e higjienës menstruale për gratë dhe pelenat për fëmijët janë përfshirë në listën e produkteve që do të kenë TVSH të reduktuar në 6%, krahas 54 produkteve ushqimore të shportës. Ndryshimet në projektligjin për TVSH-në, pjesë e paketës fiskale për vitin 2027, u miratuan me 10 vota pro nga Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, përfshirë edhe votat e deputetëve të opozitës Edmond Haxhinasto dhe Enno Bozdo. Propozimet u prezantuan nga relatorja Brisejda Çakërri, ndërsa deputeti socialist Erion Braçe, i cili prej katër vitesh kërkon uljen e TVSH-së për produktet e higjienës menstruale, theksoi se kjo masë është në përputhje me direktivën e Bashkimit Europian. Gjatë diskutimeve u kërkua edhe përfshirja e ujit në skemën e reduktuar, me argumentin se kostoja për buxhetin nuk është e madhe. LEXO EDHE:'Po i përdorin edhe fëmijët në shkolla', Braçe kërkon heqjen e cigareve elektronike nga akciza, Komisioni voton pro, deputeti: Kompanitë po detyrojnë institucionet të mos zbatojnë ligjin “Teksa flasim për buxhetin social, nuk mund të mos fusim ujin në skemë. Kostoja për ta futur ujin në skemë nuk është e madhe. Uji nuk është produkt që negociohet”, u tha gjatë mbledhjes. Ministria e Financave kundërshtoi propozimet, ndërsa për ujin argumentoi se po mendohet që uji i çezmës të jetë i pijshëm. Kjo solli debat me Braçen, i cili kundërshtoi krahasimin e ujit të çezmës me atë të ambalazhuar. Me propozim të deputetit Kadeli, komisioni miratoi edhe uljen nga 20% në 6% të TVSH-së për shërbimet e projektimit të ndërtimeve të dedikuara për sportin. Kryetarja e komisionit, Milva Ekonomi, bëri të ditur se për paketën fiskale janë zhvilluar konsultime me 18 grupe interesi, kërkesat dhe propozimet e të cilave i janë përcjellë Ministrisë së Financave. Sipas saj, puna për përmirësimin e paketës ka vijuar deri në fazën përfundimtare të hartimit të ndryshimeve. Projektligji pritet të shqyrtohet në seancën plenare të 26 nëntorit. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 14:29 'Po i përdorin edhe fëmijët në shkolla', Braçe kërkon heqjen e cigareve elektronike nga akciza, Komisioni voton pro, deputeti: Kompanitë po detyrojnë institucionet të mos zbatojnë ligjin Me 8 vota pro, Komisioni i Ekonomisë pranoi propozimin e deputetit socialist Erion Braçe për të hequr cigaret elektronike nga lista e produkteve që do t’i nënshtrohen akcizës.Braçe kërkoi që qeskat me nikotinë dhe cigaret elektronike të mos përfshihen në akcizë, pasi sipas tij janë produkte të ndaluara me ligj në Shqipëri.“Për sa kohë që ky produkt është i ndaluar të hyjë në vend, nuk mund të ketë akcizë. Qeset me nikotinë duhet të ikin nga akciza, nuk lejohen”, tha Braçe.Braçe ngriti akuza edhe ndaj kompanive që i tregtojnë, duke pretenduar se ndikimi i tyre bën që institucionet të mos zbatojnë ligjin." Vetëm në këtë vend komsiderohet duahani me djegie ose thithje si të doni ju si zvendësues i duhanit natyral. Po të gjithë ata që kanë mend e konsiderojnë po aq të dëmshëm. Ajo që të bën të dalësh nga mendt është fuqia e këtyre kompanive që fusin në vend këtë produkt. E kemi ndaluar me ligj që të hyjë në vend dhe nuk ndodh, promovohet hapur. Fuqia e këtyre grupeve është e paimagjinueshme sa detyron institucionet të mos respektojnë ligjin. Këtë duhan po e përdorin edhe fëmijët në shkolla, se nuk i kontrollon dot zysha në shkollë" tha BraçeMinistria e Shëndetësisë ka nxjerrë për konsultim publik projektligjin e ri kundër duhanit, që parashikon kufizime edhe për cigaret elektronike dhe qeskat me nikotinë, përfshirë ndalimin e shitjes online.Drafti parashikon edhe kufizime në reklamim dhe masa për të penguar aksesin e të miturve te këto produkte. U.D/Shqiptarja.com Share Ora 14:26 Taksa vjetore do të paguhet edhe për makinat hibride, rritet nga 5% në 6% pjesa që përfitojnë bashkitë nga taksa e mjeteve Ndryshimet në projektligjin “Për taksat kombëtare” parashikojnë përfshirjen edhe të motomjeteve në rritjen e taksës vjetore, si pasojë e kalimit të taksës së qarkullimit te mjeti.Edhe automjetet hibride do të paguajnë taksë vjetore, njësoj si mjetet e tjera.Ndërkohë, rritet nga 5% në 6% pjesa e të ardhurave vjetore nga taksa e mjeteve të përdorura që do t'u kalojë bashkive. Verifikimi i pagesës së kësaj takse do të vijojë të jetë detyrë e Policisë së Shtetit. U.D/Shqiptarja.com Share Ora 14:21 Komisioni i Ekonomisë miraton ndryshimet në taksat kombëtare dhe tatimin mbi të ardhurat, pensionet e të huajve rezidentë në Shqipëri nuk do të tatohen Komisioni i Ekonomisë miratoi me 8 vota pro projektligjin “Për taksat kombëtare”. Deputeti i opozitës Eno Bozdo u largua nga mbledhja, ndërsa Edmond Haxhinasto nuk mori pjesë në votim. Ndryshime pësoi edhe projektligji “Për tatimin mbi të ardhurat”, ku u vendos që të mos tatohen të ardhurat nga pensionet apo përfitimet e tjera që marrin shtetasit e huaj rezidentë në Shqipëri. Edhe ky projektligj u miratua me 8 vota pro. U.D/Shqiptarja.com Share U.D A.Hl Shqiptarja.com TAG: buxheti 2027 paketa fiskale komisioni i ekonomise Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

18 Nëntor, 11:04

A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 61.4% Jo 29.5% Nuk e di 9.1% Vota total: 2044 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 18 Nëntor, 11:04 A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?