Lajme Zone
Komisioneri europian pas takimit me Ramën: Shqipëria e ka vendin në BE, ruani ritmin e reformave
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Komisioneri europian pas takimit me Ramën: Shqipëria e ka vendin në BE, ruani ritmin e reformave

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Demokracinë, Drejtësinë, Sundimin e Ligjit dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, Michael McGrath, ka zhvilluar sot një vizitë në Tiranë ku ka takuar kryeministrin Edi Rama, ministrin Toni Gogu, kreun e SPAK, Klodian Braho. Pas kësaj vizite ai është shprehur se Shqipëria është një nga vendet pararendëse në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian. LEXO edhe...Gogu

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Demokracinë, Drejtësinë, Sundimin e Ligjit dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, Michael McGrath, ka zhvilluar sot një vizitë në Tiranë ku ka takuar kryeministrin Edi Rama, ministrin Toni Gogu, kreun e SPAK, Klodian Braho. Pas kësaj vizite ai është shprehur se Shqipëria është një nga vendet pararendëse në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian. LEXO edhe...Gogu takon Komisionerin Europian McGrath, në fokus reforma në drejtësi dhe integrimi i Shqipërisë në BE Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale pas McGrath thekson se Shqipëria “e ka vendin në BE”, ndërsa nënvizon se ende ka punë të rëndësishme për t’u bërë në rrugën drejt anëtarësimit. “Shqipëria e ka vendin në BE dhe është një nga vendet pararendëse në procesin e anëtarësimit në BE”, shkruan McGrath. Ai thotë se Bashkimi Europian do të vijojë ta mbështesë Shqipërinë në çdo hap të këtij procesi. Sipas McGrath, në takimin me Ramën u diskutua përparimi i Shqipërisë në zbatimin e reformave në drejtësi dhe në fushën e sundimit të ligjit, të cilat i cilëson si “spirancën politike” të procesit të anëtarësimit. Komisioneri europian vlerëson gjithashtu qeverinë shqiptare për progresin e arritur deri më tani. “Ka një historik të fortë progresi dhe një ambicie të qartë. Tani, ky ritëm duhet të ruhet për të dhënë rezultate të qëndrueshme dhe të pakthyeshme”, shprehet McGrath. Xh.K/ReportTv.al Michael McGrath integrimi ne be edi rama Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja për votim në Kuvend, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 61.7% Jo 31.9% Nuk e di 6.4% Vota total: 1256 Sondazhi i ditës: Territorialja për votim në Kuvend, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?