Lajme Zone
Kolona deri në 20 km në kufirin Kroaci–Mal i Zi, banorët hapin shtëpitë e tyre për qytetarët në pritje
BotëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Kolona deri në 20 km në kufirin Kroaci–Mal i Zi, banorët hapin shtëpitë e tyre për qytetarët në pritje

Radhët e gjata në kufirin mes Malit të Zi dhe Kroacisë vijojnë të krijojnë probleme për mijëra udhëtarë, mes tyre edhe shumë qytetarë shqiptarë që po kthehen drejt vendeve të Evropës Perëndimore pas pushimeve verore.

Situata më problematike paraqitet në pikën kufitare Karasoviçi–Debeli Brijeg, ku kolonat e automjeteve kanë arritur deri në 20 kilometra. Sipas mediave kroate, pritjet zgjasin deri në 10 orë, ndërsa ka raportime jozyrtare për raste kur udhëtarët kanë mbetur të bllokuar edhe deri në 28 orë.

Përballë kësaj situate, banorët e zonës së Konavles u kanë ardhur në ndihmë udhëtarëve, duke hapur dyert e shtëpive për përdorimin e tualeteve dhe pushimin. Ndërkohë, autoritetet lokale kanë vendosur cisterna me ujë të pijshëm për personat që presin prej shumë orësh në trafik.

Për situatën ka reaguar edhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, e cila e cilëson fenomenin si një problem që përsëritet pothuajse çdo sezon veror për shkak të fluksit të lartë të lëvizjeve në rajon.

Sipas të dhënave të Ministrisë, rreth 300 mijë shtetas shqiptarë kalojnë çdo sezon veror përmes këtij korridori rrugor, duke e bërë atë një nga pikat më të ngarkuara të lëvizjes në rajon.

Ndërkohë, autoritetet kroate u kanë rekomanduar udhëtarëve që, kur është e mundur, të zgjedhin itinerare alternative përmes Bosnjë dhe Hercegovinës ose transportin detar nga Durrësi drejt porteve italiane, për të shmangur bllokimet e gjata në kufirin Kroaci–Mal i Zi.