Lajme Zone
Koçiu reagon pas emërimit si bashkëkryetare e Partisë Socialiste në Tiranë: Nga kryeqyteti nis fitorja drejt Shqipërisë 2030
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Koçiu reagon pas emërimit si bashkëkryetare e Partisë Socialiste në Tiranë: Nga kryeqyteti nis fitorja drejt Shqipërisë 2030

Zv/kryeministrja Albana Koçiu ka reaguar pas emërimit si bashkëkryetare e Partisë Socialiste në Tiranë, vendim i bërë publik në Asamblenë Kombëtare të PS-së.

Zv/kryeministrja Albana Koçiu ka reaguar pas emërimit si bashkëkryetare e Partisë Socialiste në Tiranë, vendim i bërë publik në Asamblenë Kombëtare të PS-së. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçiu ka falënderuar kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, për besimin e dhënë, duke u shprehur se do të vijojë punën në çdo lagje dhe njësi të kryeqytetit. Koçiu e cilësoi Tiranën si pikënisjen e fitores së Partisë Socialiste drejt objektivit “Shqipëria 2030”. “Me skuadrën, energjinë dhe vizionin e duhur për të përmbushur misionin historik të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe kontratën e besës me qytetarët për shërbime më cilësore dhe rezultate konkrete, duke bërë më shumë e më mirë çdo ditë. Mirënjohje Kryetarit të Partisë Socialiste për besimin e dhënë për të qenë bashkëkryetare e PS Tiranë. Bashkë me Ervinin, Ogertën dhe çdo socialis të Tiranës, do të vijojmë punën në çdo lagje e në çdo njësi, sepse pikërisht nga Tirana, kryeqyteti europian i të gjithë shqiptarëve, jepet shembulli i zhvillimit, krijohen mundësitë e reja për çdo familje dhe nis fitorja e Partisë Socialiste drejt ‘#SHQIPËRIA2030′”, shkruan Koçiu. Koçiu dhe Demo marrin drejtimin e PS-së në Tiranë, reagon ministri: Besimin do ta kthejmë në punë konkrete