Lajme Zone
Koçeku: Deputetët e PS-së që kundërshtojnë reformën territoriale, e kanë kryer me dinjitet detyrën
PolitikëEuronews Albania

Koçeku: Deputetët e PS-së që kundërshtojnë reformën territoriale, e kanë kryer me dinjitet detyrën

Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar lidhur me reformën territoriale, duke përshëndetur qëndrimin e shprehur disa ditë më parë nga deputetët socialistë Vullnet Sinaj dhe Erion Braçe, të cilët gjatë mbledhjes së grupit parlamentar dolën kundër kësaj reforme.

Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar lidhur me reformën territoriale, duke përshëndetur qëndrimin e shprehur disa ditë më parë nga deputetët socialistë Vullnet Sinaj dhe Erion Braçe, të cilët gjatë mbledhjes së grupit parlamentar dolën kundër kësaj reforme. Përmes një reagimi, Koçeku u shpreh se deputetët e PS-së që kanë dalë kundër reformës territoriale nuk duhen konsideruar si “rebelë”, ndërsa kritikoi Partinë Socialiste për mënyrën se si, sipas saj, ka trajtuar komunitetet periferike. “Deputetët e PS-së që kanë dalë kundër reformës territoriale duhet ta dinë se nuk janë ata rebelët. Partia e tyne asht rebele, që i ka kthy shpinën qytetarëve. Nëse edhe sot të njëjtët deputetë e kundështojnë projektligjin e territoriales, e kanë kry me dinjitet detyrën e vet. Komunitetet periferike janë komunitete në nevojë. Mos i braktisni ato, siç i ka braktisë partia juej!!”, shkruan Koçeku.