Lajme Zone
‘Koalicioni Shqiptar’ 2 deputetë në parlamentin serb, reagon Begaj: Urime! Ky rezultat duhet të kthehet në më shumë të drejta, barazi dhe fund të diskriminimit
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

‘Koalicioni Shqiptar’ 2 deputetë në parlamentin serb, reagon Begaj: Urime! Ky rezultat duhet të kthehet në më shumë të drejta, barazi dhe fund të diskriminimit

Presidenti Begaj e vendosi theksin te hapat që duhet të pasojnë këtë fitore, duke kërkuar që rezultati të sjellë përmirësime konkrete në respektimin e të drejtave dhe garantimin e barazisë.

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pasi ‘Koalicioni Shqiptar’ arriti të fitojë 2 mandate deputetësh në zgjedhjet parlamentare në Serbi. Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përshëndeti fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, duke e cilësuar atë si një fitore të bashkimit, dinjitetit dhe përfaqësimit politik. Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, kreu i shtetit theksoi se ky rezultat duhet të përkthehet në më shumë të drejta për shqiptarët dhe në dhënien fund të diskriminimit ndaj tyre. LEXO EDHE:Vuçiç humbi zgjedhjet në Serbi, Spiropali: Populli votoi për ndryshim, drejtuesit e rinj të dëshmojnë gatishmëri për dialog me Kosovën “Fitorja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës është fitore e bashkimit, dinjitetit dhe përfaqësimit politik”, shkruan Begaj. Presidenti e vendosi theksin te hapat që duhet të pasojnë këtë fitore, duke kërkuar që rezultati të sjellë përmirësime konkrete në respektimin e të drejtave dhe garantimin e barazisë. “Tani ky rezultat duhet të kthehet në më shumë të drejta, barazi dhe fund të diskriminimit. Shumë urime!”, përfi mesazhin kreu i shtetit. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 12:10 Vuçiç humbi zgjedhjet në Serbi, Spiropali: Populli votoi për ndryshim, drejtuesit e rinj të dëshmojnë gatishmëri për dialog me Kosovën Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali ka reaguar për zhvillimet politike në Serbi, ku Vuçiç humbi zgjedhjet e djeshme përballë Listës Studentore.Spiropali i ka cilësuar këto zgjedhje si një mundësi për hapjen e një kapitulli të ri për demokracinë dhe bashkëpunimin në rajon ku ka theksuar rëndësinë e respektimit të vullnetit të qytetarëve dhe të krijimit të një klime të re bashkëpunimi në Ballkan.Në reagimin e saj, Spiropali u ndal edhe te marrëdhëniet Kosovë–Serbi, duke theksuar se përparimi i rajonit lidhet ngushtë me normalizimin e tyre. Reagimi i Spiropalit:Serbët shprehën masivisht me votë vullnetin e tyre për ndryshim, duke mbyllur kështu, ndoshta përgjithmonë, epokën e dominimit politik të Aleksandër Vuçiç.Zgjedhjet në Serbi na kujtojnë atë që gjithmonë e kemi ditur: se popujt e kanë mundësinë dhe fuqinë ta ndryshojnë drejtimin e vendit të tyre, edhe përballë pushteteve që pretendojnë të jenë të përhershme.Uroj që kjo zgjedhje të hapë një kapitull të ri për demokracinë në Serbi dhe bashkëpunimin në rajon.Çka ndodhi në Serbi hap për Ballkanin një mundësi që duhet gjykuar hap pas hapi nga veprimet dhe reagimet që do të pasojnë. Siç theksoi kancelari Merz, ngecja në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë–Serbi pengon përparimin e rajonit. Drejtuesit e rinj kanë rastin dhe mundësinë të dëshmojnë se ndryshimi përfshin edhe eleminimin e mendësisë shoviniste, gatishmërinë për dialog, zbatim të marrëveshjeve, dhe respekt për sovranitetin e Kosovës.Një urim i veçantë për përfaqësuesit shqiptarë të Luginës së Preshevës, me pritshmërinë që zëri i tyre parlamentar të përkthehet në sa më tepër barazi, të drejta dhe mundësi për shqiptarët në Serbi.Shqipëria është e interesuar për një Serbi demokratike dhe europiane. Prova e këtij orientimi do të jetë mënyra si pushteti i ri u përgjigjet qytetarëve të vet dhe ndërton marrëdhëniet me fqinjët. Me mbështetjen e BE-së dhe SHBA-së, kjo mundësi duhet kthyer në hapa konkretë drejt paqes së qëndrueshme që u detyrohemi qytetarëve dhe brezit të ri të Ballkanit. A.C/Shqiptarja.com Share Ora 09:46 Vuçiç humbi zgjedhjet në Serbi, Majko: Pushteti dhe interesat ekonomike çuan në krizën e pushtetit të tij Ish-kryeministri Pandeli Majko ka reaguar për zhvillimet politike në Serbi dhe largimin e Aleksandër Vuçiçit nga pushteti pasi humbi zgjedhjet e djeshme përballë Listës Studentore.Në reagimin e tij përmes rrjeteve sociale, Majko ka analizuar mënyrën e qeverisjes së Vuçiçit, duke e lidhur atë me përqendrimin e pushtetit, dobësimin e institucioneve dhe ndërthurjen e interesave politike e ekonomike.Ai ka theksuar se historia do ta gjykojë ish-liderin serb për trashëgiminë e tij politike, ndërsa shprehet se tashmë ngjarjet nuk do të jenë më nën kontrollin e tij.Reagimi i plotë:Aleksandër Vuçiç u largua nga pushteti! Ai nuk u rrëzua si një tiran. U tërhoq si një figurë e vjetër, që i kishte mbijetuar kohës së vet!Aleksandër Vuçiç nuk përballoi fuqinë e botës së re mediatike të rrjeteve sociale, të shpejtë dhe të zhurmshme.Historia do ta mbajë mend atë, jo për arritjet por për dështimet! Jo për atë që ndërtoi por për atë që ai shkatërroi!Aleksandër Vuçiç kishte sharm! Ai ishte jo-konvencional dhe nuk kishte frikë të bënte eksperimente. Por, ai ishte i pakujdesshëm dhe vetëshkatërrues!Të njëjtat cilësi që e kishin bërë të suksesshëm dhe dëshira e tij për ta bërë të aprovueshëm ishin ato të cilat e futën në krizë!Aleksandër Vuçiç ishte i paaftë ti rezistonte joshjes së pushtetit!Për të, morali ishte luks të cilin sistemi politik në Serbi nuk e përballonte!Aleksandër Vuçiç ishte simbol i një sistemi ku pushteti politik dhe interesat ekonomike ushqyen njëri-tjetrin. Pasoja, ishte çmontimi i shtetit administrativ!Ai e ktheu Serbinë në një shtet ku u përdorën ligjet, administrata dhe strukturat e sigurisë për të konsoliduar interesat e një grupi sundues të politikës, biznesit dhe krimit të organizuar!Në periudhën e qeverisjes së Aleksandër Vuçiç kontrolli mbi institucionet në Serbi nuk ishte qëllim në vetvete.Ai shërbente për të siguruar pasuri, për të mbrojtur aleatët dhe për të dobësuar çdo mekanizëm që mund të pengojë vazhdimësinë e pushtetit.“Doktrina” Vuçiç ishte një dallim revolucionar nga mafia tradicionale për nga mënyra se si ushtrohet kontrolli. Ai e zhvendosi kuptimin e korrupsionit si një shkelje e veçuar e ligjit drejt një sistemi të organizuar ku shteti kthehet në “asistent”!Në këtë logjikë, kompromisi me shkeljen e ligjit nuk ishte tradhti, por domosdoshmëri.Aleksandër Vuçiç do të mbahet mend jo për ndonjë madhështi morale, por për paprekshmërinë.Aleksandër Vuçiç humbi dje zgjedhjet! Nga dje, ai nuk i kontrollon më ngjarjet! Tashmë janë ato, që do ta kontrollojnë atë! A.C/Shqiptarja.com Share R.Xh/Shqiptarja.com TAG: serbi koalicioni shqiptar aleksander vucic zgjedhjet ne serbi Bajram Begaj Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.7 / 5 (3 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Barni: 26/10/2026 10:29 çudi, ku e gjen ket fuqi intelekti Pandeliu? Përgjigju Sondazhi i ditës:

26 Tetor, 10:21

Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 76.6% Jo 19.4% Nuk e di 4% Vota total: 299 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 26 Tetor, 10:21 Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?