Lajme Zone
KLSH zbardh shkeljet e tenderave në Bashkinë e Durrësit
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

KLSH zbardh shkeljet e tenderave në Bashkinë e Durrësit

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka knstatuar shkelje të sh...

Bashkia Durres Kontrolli i Lartë i Shtetit ka knstatuar shkelje të shumta në 14 tendera të zhvilluar nga Bashkia e Durrësit, me një fond limit prej rreth 1.85 miliardë lekësh. Këto gjetje në raportin e auditimit, dhe i referohen periudhës kur bashkia drejtohet nga Emirjana Sako.

Sipas raportit në zbatimin e Ligjit për Prokurimet Publike, shkeljet përfshijnë një sërë problematikash duke nisur nga shpallja fituese e kompanive që nuk plotësonin kriteret e deri te skualifikimi i operatorëve ekonomikë që nuk ndodheshin në kushtet e përjashtimit nga gara.

Tenderat e konstatuar me probleme lidhen kryesisht me investime në infrastrukturë dhe projekte rindërtimi, ndërsa fondet limit të procedurave variojnë nga rreth 300 mijë euro deri në mbi 3 milionë euro.

Në listën e operatorëve ekonomikë fitues është e “Pepa Group”, në pronësi të Jetmir Pepës, i akuzuar nga SPAK për trafik droge. Sipas këtij raporti, kompania ka fituar tenderin për ndërtimin e një shkolle në Sukth, me një fond limit prej afro 3 milionë eurosh.

"Pepa Group" renditet në tabelën e operatorëve ekonomikë si e kualifikuar (Raporti- fq46) Gjithashtu kompania që ka përfituar nga këto procedura është “Rajli Ndërtim”, e shpallur fituese në dy tendera për projekte rindërtimi, me një fond limit të përbashkët prej mbi 6 milionë eurosh.

Raporti- fq 76 KLSH i ka rekomanduar Agjencisë së Prokurimit Publik nisjen e një hetimi dhe marrjen e masave për vënien para përgjegjësisë të zyrtarëve bashkiakë të përfshirë në veprimet e paligjshme./CNA Dokumenta bashkëngjitur Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.