Lajme Zone
KLSH evidenton mbi 3.2 milionë euro efekte negative në buxhet
PolitikëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

KLSH evidenton mbi 3.2 milionë euro efekte negative në buxhet

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar rreth 314.9 milionë lekë, ose mbi 3.2 milionë euro, efekte negative në buxhetin e shtetit nga auditimet e përfunduara gjatë periudhës janar-prill 2026. Sipas Buletinit Statistikor të KLSH-së, 84.3 milionë lekë janë klasifikuar si dëm ekonomik, ndërsa 230.5 milionë lekë si menaxhim joefektiv i fondeve. Problematikat lidhen kryesisht me prokurimet publike, zbatimin e kontratave, administrimin e të ardhurave, ekzekutimin e vendimeve gjyqësore dhe shpenzimet për paga e operacione. Për këto gjetje janë dhënë 58 rekomandime, të cilat rezultojnë të pranuara nga subjektet e audituara.

Rreth 81.4 milionë lekë, ose 97% e dëmit ekonomik, lidhen me shkelje në procedurat e prokurimit dhe zbatimin e punimeve e kontratave. KLSH ka konstatuar, ndër të tjera, likuidime për punime të pakryera, mospërllogaritje të kostove përfundimtare të shërbimeve të projektimit dhe punime që nuk përputheshin me specifikimet teknike. Mangësi janë evidentuar edhe në dokumentacionin e tenderëve, kriteret e vlerësimit, llogaritjen e vlerës së kontratave, përzgjedhjen e procedurave, shqyrtimin e ofertave dhe shpalljen e fituesve. Ndërkohë, 126.2 milionë lekë nga menaxhimi joefektiv lidhen me të ardhurat, kryesisht për moszbatimin e detyrimeve që burojnë nga lejet mjedisore.

Sipas KLSH-së, efektet negative në shpenzime arritën në 188.6 milionë lekë, ku 84.3 milionë lekë janë dëm ekonomik dhe 104.2 milionë lekë menaxhim joefektiv. Brenda kësaj vlere përfshihen edhe 59.9 milionë lekë të lidhura me ekzekutimin e vendimeve gjyqësore përmes përmbaruesve privatë. Ish-Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit rezulton me 62.2 milionë lekë dëm ekonomik dhe 56.5 milionë lekë menaxhim joefektiv, ndërsa rikonstruksioni i rrugës në Tragjas me 15 milionë lekë dëm ekonomik. Universiteti “Aleksandër Moisiu” ka 4.1 milionë lekë dëm ekonomik, 46.3 milionë lekë menaxhim joefektiv në shpenzime dhe 32.6 milionë lekë efekte negative në të ardhura. Në katër muajt e parë të vitit, KLSH përfi 14 auditime në 34 subjekte dhe dha gjithsej 225 rekomandime.