Edi Rama në Asamblenë e PS Sekretari organizativ i PS-së, Blendi Klosi ka sqaruar përjashimin e ish-ministres Elisa Spiropali dhe avokatit Plaurent Ndreca nga partia në pushtet.
Në një postim në “Instagram”, Klosi shprehet se, një keqkuptim lidhur me prenoncimin e tij në Asamble, ka prodhuar një lajm të rremë.
Blendi Klosi deklaron se, edhe pse Spiropali dhe Ndreca nuk do jenë më pjesë e asnjë forumi të partisë, kjo nuk i përjashton ata nga antarësia e saj. "Keqkuptimi padyshim i qëllimshëm i prononcimit për median ka prodhuar një lajm të rremë. Po, Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca nuk mund të jenë më pjesë e asnjë forumi të partisë. Por në një parti ku cilido aplikon online dhe bëhet anëtar, nuk ka sens përjashtimi edhe nga partia.
Fakti që nuk u votua në Asamble është shumë i thjeshtë. Tre shokë që ishin kundër parimisht për përjashtimin u shprehën lirisht dhe në mbyllje gjithçka ishte e qartë. Ky është fakti ndërsa të tjerat janë konsum mediash që mund ta mbulojnë diellin me shoshë vetëm që u bë natë.", shkruan Klosi./CNA View this post on Instagram A post shared by Blendi Klosi (@blendi_klosi) Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

