Klodiana Spahiu është emëruar ministre e Shëndetësisë. Emërimi i saj vjen pas dorëheqjes së Evis Salës, një ditë më parë. Spahiu ka mbajtur postin e nënkryetares së Kuvendit, ndërsa prej vitit 2009 ka qenë deputete e PS.
Dorëheqja e Salës erdhi në një kohë kur qarkullonin disa emra ministrash, të cilët ishin piketuar nga Rama për t'u shkarkuar.
Sala deklaroi se arsyeja e largimit nga Ministria e Shëndetësisë, sipas saj, janë angazhimet ndërkombëtare. “Sot ishte mbledhja ime e fundit si anëtare e kabinetit qeveritar, pasi kam pranuar disa angazhime ndërkombëtare të rëndësishme në fushën time të ekspertizës: onkologji – inteligjencë artificiale – inovacion”, shkroi Sala në një reagim pas dorëheqjes. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

