Lajme Zone
Klodian Braho merr pjesë në konferencën e DEA-s në Buenos Aires, në fokus lufta kundër organizatave terroriste e kriminale
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Klodian Braho merr pjesë në konferencën e DEA-s në Buenos Aires, në fokus lufta kundër organizatave terroriste e kriminale

Gjatë konferencës, prokurorët e SPAK-ut zhvilluan 12 takime të rëndësishme me kolegë nga SHBA-të, Kolumbia, Ekuadori, Ukraina, Paraguai dhe Argjentina.

Drejtuesi i SPAK, Klodian Braho është bërë pjesë e Konferencës Ndërkombëtare për Luftën kundër Drogave të organizuar nga DEA në Buenos Aires, bën me dije ambasada e SHBA-ve në një postim. Forumi merret me integrimin operacional, koordinimin dhe bashkëveprimin kundër organizatave terroriste e kriminale. Gjatë konferencës, prokurorët e SPAK-ut zhvilluan 12 takime të rëndësishme me kolegë nga SHBA-të, Kolumbia, Ekuadori, Ukraina, Paraguai dhe Argjentina. LEXO edhe...Sulmi me thikë në zemër të Manhattan-it, viktima ishte zv.presidente e Bank of America: Anëtare e çmuar e ekipit Për pjesëmarrjen në këtë forum, SPAK është mbështetur nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-ve me qëllim bashkëpunimin me prokurorë dhe agjenci të tjera për të luftuar krimin ndërkombëtar. Postimi: “Divizioni Penal i Departamentit të Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara, përmes OPDAT, e solli SPAK-un në qendër të përpjekjeve globale kundër krimit të organizuar ndërkombëtar. Në Buenos Aires, Drejtuesi i SPAK mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Drogave #IDEC40 nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara kundër Narkotikëve (DEA) – forumi kryesor global i sponsorizuar nga Shtetet e Bashkuara për integrimin operacional, koordinimin dhe bashkërendimin e veprimeve kundër organizatave kriminale ndërkombëtare, përfshirë Organizatat e Huaja Terroriste të përcaktuara nga Shtetet e Bashkuara. Duke u mbështetur në #IDEC40, prokurorët e SPAK zhvilluan 12 takime të nivelit të lartë me homologë nga Shtetet e Bashkuara, Kolumbia, Ekuadori, Ukraina, Paraguai dhe Argjentina, duke forcuar marrëdhëniet dhe koordinimin operacional të nevojshëm për të goditur dhe luftuar kërcënimet ndërkombëtare në Europë, Amerikën Latine dhe Shtetet e Bashkuara.” Share P.J/E.H/ReportTv.al SHBA DEA Buenos Aires klodian braho spak Komento Komente Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 29.3% Drejtësia 67% Nuk e di 3.6% Vota total: 3514 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?