Kliti Hoti Pushteti po lobon për të diktuar edhe kandidatin e PD-së, konkretisht deputetin Kliti Hoti, i lakuar si derivat i Ilir Beqajt në kontrollin e tregut të barnave në Shqipëri. Partia në pushtet mund të dalë me dy kandidatë për Bashkinë e Shkodrës në zgjedhjet e 9 majit 2027, Enea Karakaçi me siglën e PS dhe Kliti Hoti me siglën e PD-së. Dalja me dy kandidatë i kthen zgjedhjet në formalitet, pasi nuk ka shumë rëndësi se kush i fiton zgjedhjet, pasi cilido nga dy kandidatët që mund të konfirmohet kryebashkiak do të punojë për të njëjtat linja interesi dhe komandohet nga të njëjtat duar që pasurohen përmes pushtetit.
Pushteti po lobon për të diktuar edhe kandidatin e PD-së, konkretisht deputetin Kliti Hoti, i lakuar si derivat i Ilir Beqajt në kontrollin e tregut të barnave në Shqipëri. Hoti përflitet se i pagoi 600 mijë euro Shkëlzen Berishës për ta vendosur të dytin në listën e mbyllur në Shkodër, praktikisht duke e emëruar deputet të PD-së.
Fuqizimi dhe konsolidimi financiar i Hotit, si pjesë e një rrjeti kompanish dhe deposh farmacutike bashkë me kunatin Dorian Sadiku, Beqjan, biznesmemë kontroversë, peronazhe të skeduar dhe persona të sanksionuar etj., përkon me 13 vitet e pushtetit të Rilindjes. Ka dyshime të forta se futja e Hotit në listën e sigurt të PD-së mund të ishte një marifet i pushtetit, për të pasur gjithnjë disa vota të fjetura në kampin e opozitës, e cila gjithashtu vijon të pasurohet me kullat, tenderat dhe koncensionet që jep qeveria.
Emri i deputetit Hoti del në disa dosje të SPAK për korrupsion me tendera, skema mashtrimi, pastrim parash, falsifikime dhe kontrabandë barnash, por nuk ka të dhëna zyrtare nëse është person nën hetim dhe as i pandehur në një çësthje konkrete.
Deputeti Hoti posedon një pasuri të deklaruar me vlerë miliona euro në emrin e tij dhe të rrethit familjar. Përpos të tjerave, posedon vilë 1 milionë euro, apartament 400 mijë euro me sipërfaqe 186 m2, ndërtesë 366 m2, apartament 185 m2, makinë 70 mijë euro, ndërka ka interesa financiare me kompaninë e kontrabandës së ilaçeve dhe barnave të skaduara Novartis Pharma Services INC, si dhe me firmat Ontario INC, Intens21, Lexon, M’Shijon, Albanian Vacation Rental Association, PikHost Albania, MOTO CITY, Monitorin Clinical Trials, shoqatën Shkodra Sport etj./ Prapaskenakliti hoti gara per bashkine shkoder 3 Komente N NIku 16 Nëntor 2026, 11:11 duhet te dalin kandidate te pavarur. PD dhe PS jane dy halete me te medha te kombit shqiptar. Te Shkodres po e po. Mbeturinat komuniste vazhdojne te jene te keto dy parti te qelbura. Koha e tyre ka mbaruar duhet qe qytetaret te bejne zgjedhjen e tyre. Përgjigjjuni S Shkdrani 16 Nëntor 2026, 11:18 Eh Shqiperia .. nuk Po shpeton dot nga Dy Neronet ,nje i ri ,e tjetri i vjeter..!!
Rrofte Protesta!
Rruga: Rama burg! Berisha..pensjon!! Përgjigjjuni Z Zdromsi 16 Nëntor 2026, 13:00 Pse Benet Beci i kujt ishte? I Rames? Ne bastionet veriore do behet si thote Berisha. Ketej nga Vlora e Tepelena si thote Gramoz Ruci. Mesa duket Beneti do digjet se ka gelltitur me shume luge se c'duhet. S'e mbulon dot kush. Usta Berisha me Kliti Hotin beri te njejten skeme si me Benetin. Deputet dhe pastaj Kryetar Bashkie. Te Rrnoje Partia! Perpara! Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia 8 milionë euro qira të paarkëtuara: Ibrahimaj vijon të administrojë pasuritë shtetërore që u vodhën nën mbikëqyrjen e saj 15 Nëntor 2026, 12:0112:01Anti-Mafia Ujësjellësi i Tepelenës: 765 milionë lekë të paguara për punime të papërfunduara, për të furnizuar resortin e 'Hako'-s 15 Nëntor 2026, 11:3511:35Anti-Mafia SPAK-u zgjohet për pagat e veta, por fle mbi dosjet e Gentian Kerit 14 Nëntor 2026, 13:5213:52Anti-Mafia Elisian Bici, 'çapkëni punë-mbaruar' i OST-së: 213 tenderë në 2 vjet, 35% me 'Flamur të Kuq' dhe 22% fiktivë 14 Nëntor 2026, 11:3711:37Anti-Mafia Kompania e drejtoreshës së AZHBR përfn te kontrabandisti Mario Berberi, pazari i fotovoltaikëve dhe korruptimi i doganave 12 Nëntor 2026, 15:5915:59Anti-Mafia Rama josh Arkend Ballën me kullën 20-katëshe në Golem? Dekani i Durrësit Linert Lirëza prestanome i deputetit socialist 12 Nëntor 2026, 12:5712:57Anti-Mafia

