Kliti Hoti Pushteti po lobon për të diktuar edhe kandidatin e PD-së, konkretisht deputetin Kliti Hoti, i lakuar si derivat i Ilir Beqajt në kontrollin e tregut të barnave në Shqipëri. Partia në pushtet mund të dalë me dy kandidatë për Bashkinë e Shkodrës në zgjedhjet e 9 majit 2027, Enea Karakaçi me siglën e PS dhe Kliti Hoti me siglën e PD-së. Dalja me dy kandidatë i kthen zgjedhjet në formalitet, pasi nuk ka shumë rëndësi se kush i fiton zgjedhjet, pasi cilido nga dy kandidatët që mund të konfirmohet kryebashkiak do të punojë për të njëjtat linja interesi dhe komandohet nga të njëjtat duar që pasurohen përmes pushtetit.
Pushteti po lobon për të diktuar edhe kandidatin e PD-së, konkretisht deputetin Kliti Hoti, i lakuar si derivat i Ilir Beqajt në kontrollin e tregut të barnave në Shqipëri. Hoti përflitet se i pagoi 600 mijë euro Shkëlzen Berishës për ta vendosur të dytin në listën e mbyllur në Shkodër, praktikisht duke e emëruar deputet të PD-së.
Fuqizimi dhe konsolidimi financiar i Hotit, si pjesë e një rrjeti kompanish dhe deposh farmacutike bashkë me kunatin Dorian Sadiku, Beqjan, biznesmemë kontroversë, peronazhe të skeduar dhe persona të sanksionuar etj., përkon me 13 vitet e pushtetit të Rilindjes. Ka dyshime të forta se futja e Hotit në listën e sigurt të PD-së mund të ishte një marifet i pushtetit, për të pasur gjithnjë disa vota të fjetura në kampin e opozitës, e cila gjithashtu vijon të pasurohet me kullat, tenderat dhe koncensionet që jep qeveria.
Emri i deputetit Hoti del në disa dosje të SPAK për korrupsion me tendera, skema mashtrimi, pastrim parash, falsifikime dhe kontrabandë barnash, por nuk ka të dhëna zyrtare nëse është person nën hetim dhe as i pandehur në një çësthje konkrete.
Deputeti Hoti posedon një pasuri të deklaruar me vlerë miliona euro në emrin e tij dhe të rrethit familjar. Përpos të tjerave, posedon vilë 1 milionë euro, apartament 400 mijë euro me sipërfaqe 186 m2, ndërtesë 366 m2, apartament 185 m2, makinë 70 mijë euro, ndërka ka interesa financiare me kompaninë e kontrabandës së ilaçeve dhe barnave të skaduara Novartis Pharma Services INC, si dhe me firmat Ontario INC, Intens21, Lexon, M’Shijon, Albanian Vacation Rental Association, PikHost Albania, MOTO CITY, Monitorin Clinical Trials, shoqatën Shkodra Sport etj./ Prapaskenakliti hoti gara per bashkine shkoder Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Nga përplasja me Veliajn te protestat, media austriake: Rama gjithnjë e më nervoz, situata po i del nga kontrolli 16 Nëntor 2026, 10:0410:04Politike Pse NATO nuk e do samitin në Tiranë në 2027? Media amerikane nxjerr në dritë prapaskenat 16 Nëntor 2026, 08:4008:40Politike Loja bizarre e Veliajt me PS-në: As u bë pjesë e saj, as partia nuk e pranoi 15 Nëntor 2026, 13:4813:48Politike Majko paralajmëron Ramën në Asamble: Bashkinë e Tiranës rrezikojmë ta humbasim, shiko ç'mund të bëjë SPAK deri në maj 15 Nëntor 2026, 13:3913:39Politike Nga Fatos Nano, Koço Kokëdhima, Tom Doshi te Elisa Spiropali, historia e spastrimeve në PS që mban firmën e Edi Ramës 15 Nëntor 2026, 12:0712:07Politike “Reja” mbi Parkun Rinia, Bjarke Ingels mbron projektin që pritet të shkatërrojë zemrën e Tiranës: Ne kemi rikonceptuar jetesën urbane 15 Nëntor 2026, 11:3811:38Politike

