Lajme Zone
Klientja kapet ‘mat’ duke marrë një krem dielli në farmaci: Pagoi njërin, tjetrin e futi në çantë!
KulturëJOQ Albania

Klientja kapet ‘mat’ duke marrë një krem dielli në farmaci: Pagoi njërin, tjetrin e futi në çantë!

Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një farmaci pranë Spitalit Ushtarak, në zonën e Laprakës në Tiranë, ku pretendohet se një kliente ka marrë një krem dielli pa e paguar.

Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një farmaci pranë Spitalit Ushtarak, në zonën e Laprakës në Tiranë, ku pretendohet se një kliente ka marrë një krem dielli pa e paguar.

Sipas administratorëve të farmacisë, ngjarja ka ndodhur paraditen e djeshme, rreth orës 10:55. Ata kanë vënë në dispozicion edhe pamjet e kamerave të sigurisë, ku, sipas tyre, shihet klientja duke futur fillimisht një krem në çantë, ndërsa më pas merr një tjetër dhe e paguan në arkë.

Denoncuesja shprehet se bëhet fjalë për një krem dielli dhe se situata është konstatuar gjatë verifikimit të pamjeve filmike.

"Ka paguar njërin, ndërsa tjetrin e futi në çantë. Është shumë e turpshme që ndodh një gjë e tillë në një farmaci," thuhet në mesazhin e dërguar në redaksinë e JOQ Albania.

JOQ Albania publikon këto pamje në interes të informimit të publikut. Nëse personi i përfshirë ka një version tjetër të ngjarjes ose dëshiron të japë sqarimet e tij, redaksia mbetet e hapur ta publikojë atë. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)