Në kohën kur fliste nga pozitat e opozitarit, Edi Rama artikulonte një të vërtetë të hidhur mbi natyrën e pushtetit në Shqipëri. “Për këtë racë autokratësh njerëzit duhet të jenë të varfër sepse janë më të kollajshëm si zgjedhës… këta kalërojnë mbi dëshpërimin e njerëzve që t’i gënjejnë me një thes miell, t’u shtrojnë një rrugicë apo t’u marrin kartën e identitetit për 50 mijë lekë”, shprehej Rama për qeverinë asokohe. @rexhephasani14Rracë e pastër..
♬ original sound – Rexhep Hasani Sot, pas më shumë se një dekade në pushtet, kjo deklaratë nuk tingëllon më si një akuzë ndaj paraardhësve, por si një diagnozë e saktë e qeverisjes së tij aktuale.
Prej më shumë se një muaji e gjysmë, Shqipëria po përballet me protesta masive popullore. Sheshet dhe rrugët e vendit janë mbushur nga qytetarë që nuk kërkojnë thjesht ndryshim emrash në zyra, por fundin e një sistemi që i ka varfëruar dhe i ka detyruar të emigrojnë. Ironikisht, revolta e sotme ushqehet pikërisht nga ato fenomene që Rama denonconte dikur: varfëria ekstreme, përdorimi i ndihmave selektive, premtimet e ricikluara për “asfalt e ujë” dhe kontrolli i votës përmes patronazhistëve apo presionit ekonomik. View this post on Instagram A post shared by News24 Albania (@news24al) © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

