Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Kjo është një lëvizje mbi palët politike”/ Aleksandër Biberaj: Studentët po mendojnë krijimin e një force të re, do të kenë mbështetjen e pedagogëve


Pedagogu Aleksandër Biberaj ka shprehur mbështetjen për protestën studentore, duke vlerësuar vendosmërinë e të rinjve për të vijuar qëndresën deri në përmbushjen e kërkesave të tyre, pavarësisht kostove.

Pedagogu Aleksandër Biberaj ka shprehur mbështetjen për protestën studentore, duke vlerësuar vendosmërinë e të rinjve për të vijuar qëndresën deri në përmbushjen e kërkesave të tyre, pavarësisht kostove. I ftuar në studion e News24, Biberaj u shpreh se kryeministri Edi Rama nuk mund ta mbajë pushtetin përmes forcave të policisë dhe se protesta do të vijojë, edhe nëse ndryshojnë format e organizimit. Ai zbuloi gjithashtu se studentët po shqyrtojnë mundësinë e krijimit të një lëvizjeje të re politike, e cila, sipas tij, mund të marrë një mbështetje të gjerë qytetare. Biberaj iu referua edhe disa sondazheve, sipas të cilave një forcë e re politike, nëse do të krijohej, do të rezultonte aktualisht më e pëlqyera në Shqipëri. “Studentët po e bluajnë këtë ide. Studentët po e mendojnë, do ta ngjiznin si ide dhe kur ta kenë gatuar do të kenë mbështetjen tonë. Kjo është një lëvizje mbi palët politike dhe ka një mbështetje të jashtëzakonshme. Ka disa sondazhe dhe, nëse krijohet një parti e re, rezulton sot për sot më e pëlqyera në Shqipëri. Ky është revolucion dhe është kënaqësi të marrësh pjesë, është detyrim ndaj Shqipërisë. Ata janë studentët dhe fëmijët tanë. Patjetër që duhet një mbështetje”, u shpreh Biberaj. Si pedagog, ai deklaroi se do të jetë në mbështetje të studentëve, duke shtuar se edhe kolegët e tij janë në një linjë me këtë qëndrim. Sipas Biberajt, shqetësimi i vetëm është që partitë politike të mos ndërhyjnë për të përçarë lëvizjen.

“Në të gjitha takimet që kemi pasur me profesorët, të gjithë janë dakord. Nuk kemi pasur asnjë rezervë. E vetmja rezervë është që partitë politike të mos fusin duart për t’i përçarë”, deklaroi ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb