Lajme Zone
Kishte fshehur në banesë 2 armë dhe kokainë, në pranga 44-vjeçari në Tepelenë, i dënuar më parë për vrasje
Të tjeraEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Kishte fshehur në banesë 2 armë dhe kokainë, në pranga 44-vjeçari në Tepelenë, i dënuar më parë për vrasje

Një 44-vjeçar është vënë në pranga këtë të premte në Tepelenë, pasi në banesën e tij janë gjetur dy armë zjarri pa leje dhe një sasi kokaine.

Një 44-vjeçar është vënë në pranga këtë të premte në Tepelenë, pasi në banesën e tij janë gjetur dy armë zjarri pa leje dhe një sasi kokaine. Sipas raportimeve të policisë, në pranga ka rënë S. L., 44 vjeç, i cili rezulton të jetë dënuar më parë për vrasje. Njoftimi i plotë i policisë: Si rezultat i intensifikimit të kontrolleve dhe punës operative, me objektiva mbikëqyrjen e shtetasve me precedentë penalë dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale, specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin Operacional dhe me shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, finalizuan operacionin e koduar “Historiku”. Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi S. L., 44 vjeç, banues në Tiranë. Nga kontrollet u konstatua se 44-vjeçari, i dënuar më parë për vrasje, mbante pa leje, në banesën tjetër të tij, në fshatin Majkosh, Tepelenë, 1 armë zjarri (pistoletë) me municion dhe 1 armë sportive. Gjithashtu, në banesë iu gjet një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.