Lajme Zone
Kinë/ Samit ‘i paprecedentë’ i tre burrave më ‘të fuqishëm’ në botë! Pas 2 orësh bisedime me Putin, Xi Jinping pret me përqafime Trump në aeroport
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Kinë/ Samit ‘i paprecedentë’ i tre burrave më ‘të fuqishëm’ në botë! Pas 2 orësh bisedime me Putin, Xi Jinping pret me përqafime Trump në aeroport

Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij kinez Xi Jinping janë takuar në Shenzhen të Kinës, në kuadër të punimeve të samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor, në një takim që vjen përpara bisedimeve të pritshme trepalëshe me presidentin amerikan Donald Trump

Tre burrat më të fuqishëm në botë, Donald Trump, Vladimir Putin dhe Xi Jinping janë mbledhur në një samit në Kinë, të cilin mediat e huaja e kanë cilësuar si të paprecedentë. Pas 2 orësh bisedime me Putinin, ku u diskutua për një rend botëror shumëpolar më të drejtë, Presidenti kinez Xi Jinping priti Trumpin në aeroport me tapet të kuq dhe përqafime të ngrohta. Rusia dhe Kina ndajnë një qasje konstruktive për ndërtimin e një rendi botëror shumëpolar më të drejtë dhe synojnë të forcojnë bashkëpunimin për të nxitur prosperitetin e rajonit Azi-Paqësor. Kështu tha Presidenti rus Vladimir Putin gjatë takimit të tij me Presidentin kinez Xi Jinping në Shenzhen, në margjinat e Samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC). Në takimin që zgjati dy orë Putin theksoi se Moska dhe Pekini mbajnë marrëdhënie të qëndrueshme dhe pozitive të politikës së jashtme dhe ndajnë qëllimin për të kontribuar në zhvillimin ekonomik rajonal dhe stabilitetin. Bashkëpunimi në politikën e jashtme midis Rusisë dhe Kinës po përparon "në mënyrë të qëndrueshme dhe pozitive në skenën ndërkombëtare". LEXO EDHE:Presidenti Trump zbarkon në Kinë, pritet me qilim të kuq dhe përqafim të ngrohtë nga Xi Jinping! Qindra qytetarë ‘të etur’ për ta takuar Putin përsëriti konvergjencën midis Moskës dhe Pekinit mbi nevojën për të promovuar një rend botëror shumëpolar më të drejtë, duke përmendur prosperitetin e rajonit Azi-Paqësor si një nga qëllimet e tyre të përbashkëta. Xi Jinping, nga ana e tij, theksoi nevojën për të marrë masa konkrete për të thelluar bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat dhe "për të udhëhequr dhe promovuar trendin drejt një bote shumëpolare". Presidenti rus bëri thirrje gjithashtu për forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtisë midis dy vendeve, duke përmendur rritjen prej 43% të flukseve turistike reciproke, të inkurajuara nga futja e regjimit të udhëtimit pa viza. Nga ana tjetër, Xi Jinping u bëri thirrje të dy vendeve që "të ruajnë me vendosmëri vazhdimësinë, të ecin me guxim" dhe të promovojnë ndërtimin e një sistemi ndërkombëtar shumëpolar dhe demokratizimin e marrëdhënieve ndërkombëtare. Putin e quajti Shenzhenin, qytetin që pret samitin e APEC-ut më 18-19 nëntor, një simbol të prosperitetit ekonomik të Kinës dhe një shembull zhvillimi që duhet ndjekur. Takimi i sotëm është i pesti midis Putinit dhe Xi Jinping që nga fillimi i vitit dhe është pjesë e marrëdhënieve gjithnjë e më të forta politike dhe ekonomike midis Moskës dhe Pekinit. Bisedimet u zhvilluan gjithashtu në një format të zgjeruar, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të shumtë të të dy qeverive. Delegacioni rus përfshin zëvendëskryeministrat Tatyana Golikova dhe Dmitry Chernyshenko, zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Financave Anton Siluanov, ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov, ministrin e Mbrojtjes Andrei Belousov, ministrin e Zhvillimit Ekonomik Maxim Reshetnikov dhe ministrin e Energjisë Sergei Tsivilev. Përfaqësues të administratës presidenciale janë gjithashtu të pranishëm, përfshirë këshilltarin diplomatik Yuri Ushakov dhe zëdhënësin e Kremlinit Dmitry Peskov. Takimi dypalësh i paraprin samitit trepalësh të planifikuar për nesër, më 19 nëntor, midis Putinit, Xi Jinping dhe Presidentit të SHBA-së Donald Trump, i cili është konfirmuar nga Kremlini, Shtëpia e Bardhë dhe Ministria e Jashtme kineze.Trump ka treguar ndër temat që synon të trajtojë situatën në Ukrainë dhe Iran, çarmatimin bërthamor dhe marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare. Samiti i Shenzhenit do të jetë takimi i parë trepalësh midis udhëheqësve të Rusisë, Kinës dhe Shteteve të Bashkuara. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 10:35 Presidenti Trump zbarkon në Kinë, pritet me qilim të kuq dhe përqafim të ngrohtë nga Xi Jinping! Qindra qytetarë ‘të etur’ për ta takuar Aeroplani i Presidentit amerikan Donald Trump ka mbërritur pak më parë në Shenzhen të Kinës.Sipas mediave të huaja ai u prit me qilim të kuq nga autoritetet kineze dhe me një përqafim të ngrohtë nga Presidenti Xi Jinping, ndërsa po zbriste nga avioni i tij.Grupe të vogla njerëzish nga Shenzhen u mblodhën përgjatë rrugës që ndoqi eskorta e Trump për të mirëpritur presidentin e SHBA-së.Siguria dhe mbikëqyrja në disa pjesë të qytetit u forcuan në orët e fundit, në përgatitje të samitit të paprecedentë midis të tre burrave më të fuqishëm në botë.“Shpresoj që ardhja e zotit Trump këtu të jetë një urë lidhëse midis SHBA-së dhe Kinës”, tha një i ri ndërsa priste në një cep rruge pranë hotelit të presidentit të SHBA-së. R.Xh/Shqiptarja.com Share Xh.K / R.Xh Xh.K Shqiptarja.com TAG: Kine vladimir putin Xi Jinping Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

18 Nëntor, 11:04

A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 85.7% Jo 7.1% Nuk e di 7.1% Vota total: 14 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 18 Nëntor, 11:04 A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?