Lajme Zone
Kim Jong Un shijon cigaren në kolltuk luksoz në mes të borës, ndërsa e bija bën ski pa helmetë
Të tjeraJOQ Albania

Kim Jong Un shijon cigaren në kolltuk luksoz në mes të borës, ndërsa e bija bën ski pa helmetë

Një skenë sa e pazakontë aq edhe e veçantë është publikuar nga mediat shtetërore të Koresë së Veriut, ku lideri Kim Jong Un shfaqet duke ndjekur vajzën e tij teksa bën ski, i ulur në një kolltuk luksoz në mes të dëborës dhe duke pirë cigare.

Një skenë sa e pazakontë aq edhe e veçantë është publikuar nga mediat shtetërore të Koresë së Veriut, ku lideri Kim Jong Un shfaqet duke ndjekur vajzën e tij teksa bën ski, i ulur në një kolltuk luksoz në mes të dëborës dhe duke pirë cigare.

Pamjet, të publikuara nga agjencia shtetërore KCNA dhe të transmetuara nga televizioni korean, janë regjistruar gjatë një vizite të Kim Jong Un në zonën turistike të Samjiyonit, pranë kufirit me Kinën, më 15 dhe 16 nëntor.

Në qendër të vëmendjes është vajza e tij, Kim Ju Ae, e cila shfaqet duke zbritur pistën e skive e veshur me një kostum të bardhë, por pa mbajtur helmetë mbrojtëse. Ajo shihet duke lëvizur e vetme në pistë, ndërsa babai i saj e ndjek nga një pozicion mjaft komod.

Në fotografitë e publikuara, Kim Jong Un shfaqet i ulur në një kolltuk lëkure, me syze dielli dhe një cigare në dorë. Pranë tij është vendosur edhe një tavolinë dekorative prej druri, ndërsa bashkëshortja e tij, Ri Sol Ju, qëndron në këmbë pas tij duke ndjekur skenën.

Vizita kishte në fokus projektet turistike që po zhvillohen në këtë rajon, përfshirë ndërtimin e një resorti skish, hotele, struktura akomoduese dhe linjën hekurudhore turistike. Kim inspektoi gjithashtu aeroportin e Samjiyonit dhe punimet në zonën e malit Paektu.

Gjatë vizitës, lideri koreano-verior vlerësoi cilësinë e ndërtimeve dhe infrastrukturën turistike, duke i cilësuar objektet e reja si të realizuara në mënyrë të shkëlqyer, sipas raportimit të KCNA.

Megjithatë, ajo që i ka bërë këto pamje veçanërisht të komentuara është prania e vajzës së tij. Kim Ju Ae, e cila u prezantua për herë të parë publikisht në vitin 2022 gjatë një aktiviteti të lidhur me testimin e një rakete balistike ndërkontinentale, është shfaqur gjithnjë e më shpesh në krah të të atit.

Madje, shërbimet e inteligjencës së Koresë së Jugut kanë vlerësuar se ajo mund të jetë duke u përgatitur për të pasuar të atin në drejtimin e vendit. Nëse kjo ndodh, ajo do të bëhej femra e parë në krye të dinastisë Kim, e cila sn Korenë e Veriut prej dekadash.