Lajme Zone
Kështjella 2.6 milionë euro në Francë, Berisha: Të hetohet nëse i përket Ermal Beqirit apo Edi Ramës
PolitikëPolitiko

Kështjella 2.6 milionë euro në Francë, Berisha: Të hetohet nëse i përket Ermal Beqirit apo Edi Ramës

Një kështjellë historike në Francë, me vlerë mbi 2.6 milionë euro, është një nga pasuritë e identifikuara të biznesmenit Ermal Beqiri, i arrestuar më 24 korrik. I pyetur për arrestimin e Beqirit dhe pasurinë e sekuestruar, kreu i PD Sali Berisha tha autoritetet duhet të hetojnë imtësisht nëse kështjella është pronë e Beqirit apo e Edi Ramës dhe vëllait të tij. “Hetimi duhet të jetë ‘kështjella ësh

Një kështjellë historike në Francë, me vlerë mbi 2.6 milionë euro, është një nga pasuritë e identifikuara të biznesmenit Ermal Beqiri, i arrestuar më 24 korrik. I pyetur për arrestimin e Beqirit dhe pasurinë e sekuestruar, kreu i PD Sali Berisha tha autoritetet duhet të hetojnë imtësisht nëse kështjella është pronë e Beqirit apo e Edi Ramës dhe vëllait të tij.

“Hetimi duhet të jetë ‘kështjella është e Ermal Beqirit, apo e Edi Ramës dhe Olsi Ramës’?! Ai kishte kështjellë, jahte dhe avion. Pra pasuritë e shqiptarëve të vjedhura dhe të shndërruar në pasuri përrallore nga Ermal Beqiri. Druaj shumë, megjithatë hetimet do ta tregojnë se kështjella mund të jetë e Edi Ramës. Pasi ai nuk do të toleronte në rrethin e tij, shtjellarë të tjerë përveç vetes së tij”, tha Berisha. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm