Këshilli i Ministrave është mbledhur këtë të mërkurë dhe ka miratuar një sërë vendimesh të rëndësishme që prekin fusha të ndryshme si dhe ka emëruar zyrtarisht kreun e ri të Drejtorisë së Përgjithshëm të Burgjeve. Gjithashtu, qeveria ka miratuar në parim edhe marrëveshjen e mbrojtjes shoqërore me Republikën e Moldavisë, si dhe dy projektligje kyçe për arsimin dhe kulturën. Në mbledhje gjithashtu u miratua i lirimi nga detyra e drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Adriatik Kupi. Në vend të tij, në krye të këtij institucioni është emëruar Sadleva Bodo. Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e vendimeve: -Për miratimin e rregullave për vlerësimin dhe miratimin e studimeve të fizibilitetit, dhënien, ndryshimin e transferimin e kontratave të koncesionit/partneritetit publik privat 1. -Për miratimin e rregullave të hollësishme për organizimin dhe zhvillimin e ceremonisë së dekorimeve. -Për mënyrën dhe rregullat e ngritjes e të funksionimit të Institucioneve Mjekësore të posaçme, si dhe për masat e sigurisë për ruajtjen e tyre. -Për miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Moldavisë, për mbrojtjen shoqërore. -Për lirimin dhe emërimin në detyrë të drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve. Z. Adriatik Kupi, drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, lirohet nga kjo detyrë. Znj. Sadleva Bodo emërohet drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve. Njëherësh janë miratuar dhe Projektligjet: -Për ngritjen dhe funksionimin e Institucionit Publik të Arsimit zë Mesëm të Lartë “Liceu Francez i Korçës”. -Për krijimin dhe funksionimin e Fondit Kombëtar për Artin.
