Lajme Zone
Këshilli Gjyqësor i Kosovës refuzoi rikthimin e gjyqtarëve të dorëhequr serbë në sistem, pas BE-së reagon SHBA: Duhet t’u garantohen mundësi të barabarta
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Këshilli Gjyqësor i Kosovës refuzoi rikthimin e gjyqtarëve të dorëhequr serbë në sistem, pas BE-së reagon SHBA: Duhet t’u garantohen mundësi të barabarta

Vendimi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës për të mos rikthyer gjyqtarët serbë që u larguan nga institucionet në vitin 2022 ka sjellë reagimin e Uashingtonit, një ditë pasi Bashkimi Europian e cilësoi atë të papajtueshëm me ligjin dhe sundimin e ligjit. Ambasada amerikane në Prishtinë i kërkoi qeverisë së Kosovës të garantojë që qytetarët serbë të kenë mundësi të barabarta për t’u përfaqësuar në inst

Vendimi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës për të mos rikthyer gjyqtarët serbë që u larguan nga institucionet në vitin 2022 ka sjellë reagimin e Uashingtonit, një ditë pasi Bashkimi Europian e cilësoi atë të papajtueshëm me ligjin dhe sundimin e ligjit. Ambasada amerikane në Prishtinë i kërkoi qeverisë së Kosovës të garantojë që qytetarët serbë të kenë mundësi të barabarta për t’u përfaqësuar në institucione dhe për të marrë pjesë plotësisht në jetën politike dhe qytetare të vendit. LEXO edhe...Fundjava e fundit e gushtit nis me fluks në Morinë, mbi 52 mijë shqiptarë të Kosovës drejt plazheve shqiptare në 24 orët e fundit “Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës garantojnë përfaqësimin e serbëve në institucione. Presim që qeveria e Kosovës të sigurojë që serbët të kenë mundësi të barabarta dhe të mund të marrin pjesë plotësisht në jetën politike dhe qytetare të Kosovës. Ne do të vazhdojmë ta mbështesim këtë”, deklaroi ambasada për Kosovo Online. Gjyqtarët serbë u larguan nga sistemi gjyqësor në nëntor 2022, si pjesë e dorëheqjes kolektive të serbëve nga institucionet e Kosovës. Në korrik të këtij viti, ata tërhoqën dorëheqjet dhe kërkuan rikthimin në detyrë, por KGJK-ja e refuzoi kërkesën me nëntë vota pro refuzimit, një kundër dhe një abstenim. Këshilli vendosi gjithashtu t’ia dërgojë emrat e tyre ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, për lirimin përfundimtar nga detyra. Një ditë më parë, Bashkimi Europian shprehu “keqardhje të thellë” për vendimin, duke argumentuar se pranimi i dorëheqjeve që ndërkohë ishin tërhequr bie ndesh me ligjin, procesin e rregullt dhe parimet e një sistemi gjyqësor shumetnik. Anëtarët e KGJK-së që mbështetën vendimin argumentuan se, pas afro katër vitesh jashtë sistemit, gjyqtarët mund të kenë humbur aftësitë profesionale dhe se disa prej tyre ishin përfshirë në veprimtari politike. Përfaqësuesja serbe në Këshill mbështeti rikthimin e tyre. U.D/ReportTv.al kosove Keshilli Gjyqësor i Kosovës Bashkimi Europian ambasada e shba Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.3% Keq 35% Nuk e di 12.7% Vota total: 5518 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?