Lajme Zone
KËSHILLI BASHKIAK KUNDËR BASHKIMIT ME KORÇËN
PolitikëCNA

KËSHILLI BASHKIAK KUNDËR BASHKIMIT ME KORÇËN

Këshilli Bashkiak i Maliqit ka zhvilluar mbledhjen e radhë...

Këshilli Bashkiak i Maliqit ka zhvilluar mbledhjen e radhës, ku në rendin e ditës ishte miratimi i mendimit zyrtar lidhur me procesin e rishikimit të ndarjes administrativo-territoriale të vendit.

Në mbledhje u shqyrtua propozimi për bashkimin e Bashkisë Maliq me Bashkinë Korçë, mendim i cili pritet t’i përcillet Kuvendit të Republikës së Shqipërisë në kuadër të këtij procesi.

Pas diskutimeve, anëtarët e Këshillit Bashkiak të Maliqit votuan kundër propozimit.

Nga 22 vota gjithsej, 21 këshilltarë votuan kundër bashkimit me Korçën, ndërsa vetëm 1 votoi pro.

Nga ana tjetër Korça voton pro bashkimit me Bashkinë e Maliqit./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.