Lajme Zone

Kërkuan heqjen e sekuestros për disa prona, Gjykata e Lartë rrëzon çiftin Malltezi

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Jamarbër dhe Argita Malltezit për heqjen e sekuestros mbi pasuritë e tyre.

Kërkuan heqjen e sekuestros për disa prona, Gjykata e Lartë rrëzon çiftin Malltezi

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Jamarbër dhe Argita Malltezit për heqjen e sekuestros mbi pasuritë e tyre. Çifti Malltezi kishin kërkuar gjithashtu kthimin e të ardhurave nga qiratë e administruara nga Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara gjatë periudhës së sekuestrimit, por edhe kjo kërkesë është refuzuar nga gjykata. Vendimi i Gjykatës së Lartë lë në fuqi masën e sekuestros mbi pasuritë në fjalë, duke mbyllur për momentin përpjekjen ligjore të çiftit për çlirimin e tyre dhe rikthimin e përfitimeve financiare. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb