Një i ri nga Tirana i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të ngritur një shqetësim lidhur me mënyrën se si disa biznese shpallin vende të lira pune dhe zhvillojnë intervistat me kandidatët.
Ai thotë se ka vënë re se në shumë njoftime punësimi kërkohen vetëm vajza, duke ngritur pikëpyetje mbi arsyet e këtij kriteri dhe mundësitë që u lihen kandidatëve meshkuj për të aplikuar.
Por, sipas tij, shqetësimi nuk përfn këtu. I riu ndalet edhe te disa pyetje që, siç pretendon, u bëhen vajzave gjatë intervistave të punës, të cilat i konsideron të panevojshme dhe tepër personale.
Konkretisht, ai përmend pyetjet nëse kandidatja jeton vetëm apo me familjen, duke vënë në dyshim se çfarë lidhjeje kanë këto informacione me aftësitë e saj profesionale dhe pozicionin për të cilin po aplikon.
“Çfarë ju duhet të dini me kë jeton ajo? Nëse po kërkoni një punonjëse, vlerësojeni për aftësitë dhe përvojën që ka”, është thelbi i shqetësimit që ai përcjell në videon e dërguar në redaksi.
Sigurisht, jo çdo vend pune ka të njëjtat kërkesa dhe rrethana, por kriteret e punësimit dhe pyetjet gjatë intervistave duhet të lidhen me pozicionin përkatës, pa cenuar pa nevojë privatësinë e kandidatëve.
Po ju, a jeni dakord me shqetësimin e të riut nga Tirana? A mendoni se bizneset duhet të shpjegojnë pse kërkojnë vetëm punonjëse vajza dhe se pyetjet për jetën personale nuk duhet të kenë vend në intervistat e punës, kur nuk lidhen me detyrën?

