Lajme Zone
Kërkoi të operohej në Tiranë, Veliaj pritet t’i nënshtohet nesër ndërhyrjes kirurgjikale në këmbë! Sot duhet të paraqitet në Spitalin Memorial të Fierit për analiza
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Kërkoi të operohej në Tiranë, Veliaj pritet t’i nënshtohet nesër ndërhyrjes kirurgjikale në këmbë! Sot duhet të paraqitet në Spitalin Memorial të Fierit për analiza

Drejtoria e Burgjeve ka njoftuar se Veliaj duhet të paraqitet në spital ditën e diel, më 22 nëntor, për kryerjen e konsultave dhe analizave. Sipas 'Burgjeve', kryebashkiaku do të ketë mundësi që të paraqitet në spital bashkë me mjekun e zgjedhur prej tij.

Ditën e hënë kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgimin e Fierit, pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në këmbë. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njoftoi se ndërhyrja do të kryhet në Spitalin Memorial të Fierit dhe jo në Tiranë siç ka kërkuar kryebashkiaku, gjë të cilën e shkroi edhe në letrën publike drejtuar ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. Ky vendim sipas Bugjeve, është marrë pas një konsulte të zhvilluar në 18 nëntor në burgun e Fierit. LEXO EDHE:Rama foli për shkarkime arbitrare, ja drejtorët për të cilët Veliaj firmosi largimin nga puna! Drejtoresha e Kopshteve, kreu i IMT dhe drejtoresha e policisë bashkiake (DOKUMENTET) “Gjatë këtij konsultimi, pacienti nuk ka shprehur kundërshtime”, - thanë burgjet dy ditë më parë duke shtuar se është “dakordësuar mundësia e pranisë së mjekut të përzgjedhur nga Veliaj gjatë kryerjes së ndërhyrjes kirurgjikale”. Burgjet kanë njoftuar se Veliaj duhet të paraqitet në spital ditën e diel, më 22 nëntor, për kryerjen e konsultave dhe analizave. Kryebashkiakut, sipas Drejtorisë së Burgjeve, i është dhënë mundësia që mjeku i zgjedhur prej tij të jetë i pranishëm gjatë përgatitjeve për operacionin më 22 nëntor, gjatë ndërhyrjes më 23 nëntor ose në të dyja ditët. Veliaj ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe disa prej institucioneve në vend se kanë penguar prej javësh operimin e tij. Dy ditë më parë ai i shkroi edhe një letër publike Ballukut, ku me ironi i kërkonte leje që të operohej në Tiranë, pasi sipas tij, ishte ajo që vendoste për gjithçka dhe jo kryeministri Rama. R.Xh R.Xh Shqiptarja.com TAG: lufta veliaj rama nderhyrje kirurgjikale operacion Spitali Memorial i Fierit Fier erion veliaj Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

21 Nëntor, 17:11

Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve? Dialogu 73% Protesta 21.2% Asnjëra 5.8% Vota total: 1026 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 21 Nëntor, 17:11 Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve?