Tiranë - Është shtyrë këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme seanca për kërkesën e ish-prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i cili kërkon parashkrimin e dënimit me dy vite burgim për fshehje pasurie. Prokurorja e Posaçme pasi dëgjoi parashtrimet e avokati Sokol Hazizi kërkoi kohë për t’u njohur me materialet e referuara. Për këtë arsye, gjykata vendosi të shtyjë shqyrtimin e kërkesës më 16 nëntor, në orën 08:30. Llalla kërkon që dënimi i dhënë ndaj tij në vitin 2021, me vendim të formës së prerë, të konsiderohet i parashkruar. Argumenti i tij lidhet me faktin se kanë kaluar afro pesë vite nga vendimi, pa e vuajtur dënimin me dy vite burgim. LEXO EDHE:‘Plumbi i artë’, SPAK kërkon 302 vite burg për 15 të pandehur! 10 vite për të penduarin Nuredin Dumani Ish-kryeprokurori u dënua në pranverën e 2021-shit, ndërsa vendimi u la në fuqi nga Apeli i Posaçëm më 22 shtator 2021. Ai u shpall fajtor për mosdeklarim dhe fshehje pasurie në tri episode, që lidheshin me shpenzimet për lindjen e djalit, ndërtimin e katit të tretë të një banese dhe shkollimin e vajzës në Gjermani. Gjykata vendosi gjithashtu konfiskimin e një apartamenti në Durrës dhe rreth 22 mijë metrave katrorë tokë në periferi të Tiranës, si dhe heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vite. Pasi u largua nga Shqipëria, Llalla kërkoi azil politik në Itali, ku u arrestua në dhjetor të vitit 2021. Por më pas për shkak të gjendjes së tij shëndetësore u lirua me kushtin që do të mbahej në survejim nga autoritetet italiane. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Xh.K Xh.K Shqiptarja.com TAG: ADRIATIK LLALLA spak GJKKO Tirane Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
3 Nëntor, 11:50
Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 55.8% Veliajn 23% Asnjërin 21.2% Vota total: 548 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Nëntor, 11:50 Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?

