Lajme Zone
“Kërkoi një karikues, por vodhi 3 telefona”
EkonomiJOQ Albania

“Kërkoi një karikues, por vodhi 3 telefona”

Pronari i një dyqani telefonash në Durrës i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania, duke denoncuar një rast të dyshuar vjedhjeje që, sipas tij, është filmuar nga kamerat e sigurisë së biznesit.

Pronari i një dyqani telefonash në Durrës i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania, duke denoncuar një rast të dyshuar vjedhjeje që, sipas tij, është filmuar nga kamerat e sigurisë së biznesit.

Sipas denoncuesit, ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në një dyqan në zonën pranë Kullës Veneciane, ku një i ri është paraqitur si klient dhe ka kërkuar të blinte një karikues telefoni.

Pronari tregon se në momentin kur u kthye për t'i marrë produktin e kërkuar, i riu dyshohet se përfitoi nga shpërqendrimi i tij, mori tre telefona celularë nga banaku dhe u largua me shpejtësi nga dyqani.

E gjithë ngjarja është regjistruar nga kamerat e sigurisë, ndërsa biznesi thotë se rasti është denoncuar pranë Policisë së Durrësit.

Në mesazhin dërguar redaksisë, pronari shkruan:

"Ngjarja ka ndodhur pardje në një dyqan telefonash. Një djalë erdhi duke u shtirur si klient dhe kërkoi një karikues telefoni. Ndërsa po i tregoja produktin, ai përfitoi nga momenti kur u shpërqendrova dhe vodhi 3 telefona celularë nga banaku. Sapo i mori, u largua menjëherë nga dyqani. E kam denoncuar rastin në polici dhe kamerat e sigurisë e kanë filmuar qartë. Ju lutem, publikojeni rastin në mënyrë anonime që të ndihmohet identifikimi i tij dhe të shmangen raste të ngjashme me persona të tjerë."

Pamjet e mbërritura në redaksinë e JOQ Albania tregojnë momentin kur personi hyn në dyqan, afrohet pranë banakut dhe, sapo shitësi largohet për pak çaste, merr tre celularë e largohet me shpejtësi.

JOQ Albania fton këdo që mund të ketë informacion që ndihmon në identifikimin e personit të kontaktojë Policinë e Shtetit ose redaksinë tonë. Identiteti i personit të shfaqur në video nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet dhe rasti mbetet nën hetim. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)