Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka refuzuar kërkesën e të dënuarit me burg përjetë Ardjan Çapja, për të dalë nga qelia dhe për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të mamasë së tij.
Ekipi i Drejtorisë së Burgjeve bashkëpunoi me policinë e shtetit, por pasi u vlerësua shkalla e rrezikshmërisë që paraqet Çapja, shkalla e riskut për vendin ku do të zhvillohet ceremonia e varrimit, si dhe informacionet që kanë strukturat në rrugë operative, u vendos rrëzimi i kërkesës.
Pavarësisht kësaj, policia e shtetit kishte marrë të gjitha masat, duke dërguar në Elbasan një grup të forcave speciale RENEA, për të qenë në gatishmëri në cdo rast. Ardjan Capja është dënuar me burg të përjetshëm me vendim të formës së prerë për vrasjen e Nezir dhe Gentjan Beqirit, babë e bir, ngjarje e ndodhur mëngjesin e 15 gushtit të vitit 2012 në qytetin e Elbasanit, brenda banesës së të ndjerëve.
Ai po ashtu akuzohet për vrasjen e ish-efektivit të policisë Fadil Mema, ngjarje e ndodhur më 13 mars 2015 në Torino të Italisë. Çapja dhe anëtarë të familjes së tij janë pjesë e një sërë ngjarjesh të rënda që kanë ndodhur në Elbasan në 16 vitet e fundit, mes së cilave edhe disa atentate.
Ndaj këtij grupi, Prokuroria e Posaçme ngriti në qershor 2021 akuza në gjykatë për veprat penale të vrasjes në rrethana të tjera cilësuese, prodhim dhe mbajtje armësh luftarake dhe krijimin dhe pjesmarrjen në grup të strukturuar kriminal. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet Ardian CapjaburgRENEA

