Asambleja Kombëtarë e PS ka shkarkuar zyrtarisht kryebashkiakun e burgosur të Tiranës, Erjon Veliajn, nga drejtimi politik i Partisë Socialiste dhe kjo jo rastësisht. Vetë Erjon Veliaj në një letër prej 10 faqesh mëngjesin e kësaj të shtune i kërkoi Asamblesë së Partisë Socialiste që të mbajë një mocion mosbesimi ndaj kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama në mënyrë që ky i fundit të mbajë përgjegjësi politike për situatën e krijuar në Shqipëri dhe për protestat të cilat prej pesë muajsh kërkuar largimin e tij nga qeveria.
Por duket se përgjigjia ka qenë mjaft e shpejtë nga vetë Asambleja e Partisë Socialiste, e cila deri më tani po bëhet me dyer të mbyllura. Vetë Asambleja, me propozim të kryesocialistit Edi Rama ka shkarkuar nga drejtimi politik i Partisë Socialiste Erjon Veliajn. Shkarkimi vjen në prag të zgjedhjeve të 9 majit të vitit 2027 dhe pavarësisht se Erjon Veliaj vijon të jetë kryebashkiak i Tiranës, ai nuk është më në llogaritë e Partisë Socialiste.
Partia Socialiste i ka hapur kështu një faqe të re drejtimit politik të Tiranës duke mënjanuar edhe Ogerta Manastirliun dhe Taulant Ballën nga drejtimi politik dhe duke caktuar në drejtimin politik të Partisë Socialiste dy fytyra të reja, zëvendës kryeministren Albana Koçiu dhe ministrin e brendshëm Ervin Demo. Burime nga Asambleja e Përgjithshme e Partisë Socialiste konfirmojnë se i njëjti standart do të mbahet edhe për qarqe të tjera. Numrin e drejtuesve politikë të Partisë Socialiste në këto qarqe në prag të zgjedhjeve të 9 maj të vitit 2027 në 24 drejtues politik. /abcnews.al/ Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! -Politikë*KryesoreAktualitet Edi Rama
