Lajme Zone
Kërkoi heqjen e masës së “arrestit në shtëpi”, shtyhet seanca në Apel për Vlora Hysenin
BotëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Kërkoi heqjen e masës së “arrestit në shtëpi”, shtyhet seanca në Apel për Vlora Hysenin

Seanca në Apelin e GJKKO-së për shqyrtimin e ankimit të ish-drejtoreshës së SHISH-it, Vlora Hyseni, ndaj masës së sigurisë “arrest në shtëpi”, është shtyrë për nesër për shkak të mungesës së prokurorëve.

Seanca në Apelin e GJKKO-së për shqyrtimin e ankimit të ish-drejtoreshës së SHISH-it, Vlora Hyseni, ndaj masës së sigurisë “arrest në shtëpi”, është shtyrë për nesër për shkak të mungesës së prokurorëve. Hyseni dhe avokati i saj nuk u paraqitën në seancë, pasi ishin njoftuar paraprakisht për mungesën e prokurorëve. Ish-drejtoresha e SHISH-it ka ankimuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, e cila iu caktua nga GJKKO-ja më 21 shtator 2026, me kërkesë të SPAK-ut, së bashku me pezullimin nga detyra. Hyseni dyshohet për veprat penale të përkrahjes së autorit të krimit dhe zbulimit të akteve ose të dhënave sekrete, në lidhje me dosjen e Ergys Agasit. Në momentin kur u ndërmorën veprimet, ajo ndodhej jashtë vendit, në Baku, ku kishte marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare me drejtues të shërbimeve informative. Më 22 shtator, Hyseni u vetëdorëzua në pikën kufitare të Vërmicës, në Kosovë, ku më pas iu komunikua masa e sigurisë.