Oficerët e policisë nga Departamenti i Menaxhimit të Emigracionit në Thermi arrestuan një shqiptar 60-vjeçar të premten pasdite. 60-vjeçari kishte një urdhër-arresti në pritje kundër tij nga Oficeri Hetues i Selanikut për një shkelje të pronës, si dhe një “Njoftim të Kuq” të Interpolit për një rast mashtrimi që ai kishte kryer në Shqipëri në vitin 2014. Për këtë rast specifik, sipas policisë, 60-vjeçari ishte dënuar me 3 vjet burg. I arrestuari është shoqëruar te autoritetet gjyqësore kompetente për procedura të mëtejshme. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

