Lajme Zone
Kërcënimi i fortë i Moskës ndaj Kievit: Do të përballeni me pasoja jashtëzakonisht të dhimbshme. Peskov paralajmëron hakmarrje ushtarake
BotëBalkanWeb

Kërcënimi i fortë i Moskës ndaj Kievit: Do të përballeni me pasoja jashtëzakonisht të dhimbshme. Peskov paralajmëron hakmarrje ushtarake

Rusia ka paralajmëruar Ukrainën për pasoja të rënda pas një sulmi të forcave ukrainase ndaj dy anijeve ruse në portin e Bengazit, në Libi. Kremlini e cilësoi operacionin si një veprim që nuk do të mbetet pa përgjigje, duke lënë të hapur mundësinë e hakmarrjes ushtarake.

Rusia ka paralajmëruar Ukrainën për pasoja të rënda pas një sulmi të forcave ukrainase ndaj dy anijeve ruse në portin e Bengazit, në Libi. Kremlini e cilësoi operacionin si një veprim që nuk do të mbetet pa përgjigje, duke lënë të hapur mundësinë e hakmarrjes ushtarake. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi këtë të hënë se sulmet ukrainase do të kenë pasoja të rënda për Kievin, duke iu referuar edhe qëndrimit të mëparshëm të presidentit Vladimir Putin për vazhdimin e operacioneve ushtarake ruse. “Këto veprime kanë pasoja jashtëzakonisht të dhimbshme për regjimin e Kievit”, deklaroi Peskov. Ai shtoi se Putini kishte konfirmuar më herët, gjatë një vizite në Shenzhen, se operacionet e forcave të armatosura ruse do të vijojnë. Zëdhënësi i Kremlinit nuk dha detaje se si mund të përgjigjet Moska, duke ia lënë Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë njoftimin e qëndrimit zyrtar për incidentin. Operacioni ukrainas në Bengazi

Kërcënimi rus erdhi pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi për një operacion të forcave të vendit të tij, të realizuar me mjete detare pa pilot, kundër objektivave ruse në Libi. Sipas pretendimeve të Zelenskyt, sulmi përfi me fsjen e korvetës ruse “Mercury”, pjesë e Flotës së Detit të Zi, si dhe shkatërrimin e një helikopteri ushtarak Ka-27 që ndodhej në bordin e saj. Në të njëjtin operacion u godit edhe anija ruse e mallrave “MV Angara”, për të cilën presidenti ukrainas pretendon se përdorej nga Moska për transportimin e armëve dhe pajisjeve ushtarake. Operacioni u realizua me shtatë mjete detare pa pilot, të prodhuara në Ukrainë. Ato u transportuan në zonë nga një anije më e madhe dhe më pas u lëshuan drejt objektivave të përcaktuara. Korveta “Mercury”, me një vlerë të përllogaritur rreth 180 milionë euro, ndodhej e ankoruar në bazën detare të Bengazit në momentin e sulmit. Imazhet satelitore të publikuara pas incidentit pretendohet se e tregojnë anijen të përmbysur në port. Sulmi në territorin libian dhe kërcënimi i fundit i Moskës rrisin më tej tensionet mes dy vendeve, ndërsa mbetet për t’u parë se çfarë përgjigjeje do të ndërmarrë Rusia. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: rusia ukraina