Kreshnik Çollaku vlerësoi televizionin “News24” për pasqyrimin e protestës dhe për zërin që i ka dhënë kësaj revolte. Gjatë një interviste në “News24”, Çollaku foli për protestën e studentëve dhe reagimet e kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar këtë lëvizje si një nga momentet e shpresës dhe dinjitetit për shoqërinë shqiptare. Ai e krahasoi lëvizjen e studentëve me Dhjetorin e vitit 1990, duke theksuar ngjashmëritë mes dy periudhave, por duke pretenduar se dhuna e ushtruar ndaj protestuesve të sotëm është edhe më e rëndë se ajo e kohës së Ramiz Alisë. Çollaku u shpreh se kryeministri Rama duhet të japë dorëheqjen, duke argumentuar se përshkallëzimi i dhunës apo shtimi i presionit ndaj protestuesve mund të sjellë pasoja më të rënda politike. Në vijim, Çollaku komentoi edhe qëndrimin e ish-kryeministrit Sali Berisha pas ngjarjeve të 21 Janarit 2011, duke e cilësuar si një nga gabimet e mëdha politike gjatë periudhës së qeverisjes së tij vendimin për të mos dhënë dorëheqjen dhe për të mos çuar vendin në zgjedhje të parakohshme. “Kjo protestë, jo vetëm kjo e ditëve të fundit, por që në fillim të lëvizjes në Bulevard mendoj është ndër momentet shprese për shoqërinë. Kjo që ndodhi dhe që po ndodh është një moment dinjiteti. Këta të rinj dhe të gjithë ata që u angazhuan i dhanë Shqipërisë, shpresë dhe patriotizëm. Të ngjashme unë gjej dhjetorin e ’90. Janë shumë të ngjashme, por dhuna që ushtroi Ramiz Alia në atë kohë nuk është as gjysma e asaj që po ushtrohen mbi këtë brez. Retorika e Ramës bëhet akoma më kërcënuese sa më e qëndrueshme është protesta. Pra sa më shumë projektohet qëndrueshmëri aq më agresive bëhet gjuha. Rama ka shkuar në dimensione antikushtetuese. E drejta e ndalimit për të dalë, kaloi dhe në situata qesharake për ndalimin e hipjes në tren…Sa më shumë e shton dozën e agresivitetit, dhunës që më shumë ndjehet i kërcënuar. Përmend edhe alibinë e agjentura, Rama kur u bën protesta paqësore tha janë agjentë grekë, të Iranit, së fundmi i thotë të Spanjës…
Por nuk e kemi dëgjuar ndonjëherë Ramën të përmendë agjentë serbë në Tiranë? Dhe kjo duhet hetuar e zbardhur. Liderët autotrakë mbrojnë pushtetit, por të gjithë përfjnë keq. Unë e kam thënë dorëheqja është shpëtim për Ramën. Rama bëri gjithçka për të penguar drejtësisë….Rasti i Balluku i ka dhënë një pikëpyetje të madhe SPAK. Nëse Rama do shtojë dhunën apo teknikën e presionit fundi do jetë më i rëndë.
Një bindje që kam patur është se një ndër gabimet e mëdha që ka bërë Berisha gjatë kohës së qeverisjes, ishte që në “21 janar” nuk dha dorëheqjen dhe ta çonte vendin në zgjedhje të parakohshme, ka qenë gabim politik, nuk po them për menaxhimin e ngjarjeve që ndodhën. Por nëse Berisha do kishte çuar vendin në zgjedhje, mendoj që PD në 2013 nuk do merrte 1 milion vota kundër. Rama po bën një gabim akoma edhe më të madh…Kjo pakënaqësi nuk shuhet dhe duhet t’i jepet zgjidhje politike”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: edi rama Kreshnik Collaku
