Adelina Tahiri ka zgjedhur ishullin e famshëm grek, Mykonos, për t’i kaluar pushimet verore dhe, si gjithmonë, nuk ka kaluar pa marrë gjithë vëmendjen e ndjekësve.
Këngëtarja ka publikuar një sërë fotografish nga destinacioni luksoz, ku shfaqet me bikini, duke ekspozuar linjat e saj trupore dhe formën fizike për të cilën është komplimentuar pafund në rrjetet sociale. Pamjet kanë marrë mijëra pëlqime dhe komente.
Ndërkohë, edhe jeta e saj private vazhdon të zgjojë kureshtje. Adelina është e martuar me biznesmenin dhe avokatin maqedonas Serjozha Markov, me të cilin ka një djalë.

