Kida duket se është vetëm pak orë larg momentit më të rëndësishëm të jetës së saj. Këngëtarja pritet t’i japë fund beqarisë dhe të kurorëzojë dashurinë me partnerin e saj, Ajbin.
Sipas raportimeve, ceremonia e martesës pritet të zhvillohet më 1 shtator në Romë, ndërsa vetë këngëtarja ka dhënë disa sinjale që e bëjnë gjithnjë e më të besueshme këtë datë.
Kida ka publikuar së fundmi një fotografi nga kryeqyteti italian, duke vendosur pikërisht Romën si vendndodhje të postimit. Detaji ka mjaftuar për të ndezur edhe më shumë aludimet se këngëtarja ndodhet atje për një arsye shumë të veçantë.
Pak ditë më parë, gjatë një videoje të publikuar në TikTok, Kida zbuloi se do të martohej së shpejti, por zgjodhi të mos japë detaje mbi datën apo vendin ku do të zhvillohej ceremonia.
Dashuria e saj me Ajbin mori një tjetër drejtim në dhjetor të vitit 2024, kur ai i propozoi për martesë pikërisht në periudhën e ditëlindjes së këngëtares.
Kida e ndau atë moment romantik edhe me ndjekësit e saj, duke shoqëruar publikimin me fjalët:
“Ndriçove qiellin, ashtu siç ke ndriçuar jetën time.”
Për një kohë të gjatë, këngëtarja kishte zgjedhur ta mbante lidhjen e saj larg vëmendjes publike. Vetëm rreth një muaj pas fejesës, ajo publikoi fotografi ku zbuloi për herë të parë edhe portretin e Ajbit.
Tashmë, rreth dy vite pas propozimit, gjithçka duket se është gati për hapin e madh.
Edhe këngëtarja Dafina Zeqiri ka ndarë një instagram Story nga mbërritja e saj në Romë ku pritet të jetë prezente në dasmën e koleges dhe mikes së saj!

