Lajme Zone
Këngëtarja e njohur akuzon drejtorin muzikor për sulm sek*ual, publikon pamjet tronditëse (VIDEO)
KulturëGazeta Tema

Këngëtarja e njohur akuzon drejtorin muzikor për sulm sek*ual, publikon pamjet tronditëse (VIDEO)

Naldy Saldaña, këngëtarja kryesore e grupit të njohur peruan të muzikës cumbia “La Bella Luz”, ka akuzuar drejtorin muzikor César Sánchez Chavista për ngacmim seksual dhe fizik, duke bërë të ditur se ka depozituar një kallëzim pranë autoriteteve.

Artistja deklaroi se, së bashku me denoncimin, ka dorëzuar edhe regjistrime audio dhe video që, sipas saj, dokumentojnë incidentin.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë Saldañën duke u përpjekur të largohet, ndërsa drejtori muzikor e kap nga krahu dhe e tërheq me forcë drejt vetes, duke vijuar sjelljen e papërshtatshme.

Pas publikimit të videos, ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në Peru. Anëtarët aktualë dhe ish-anëtarët e grupit “La Bella Luz” kanë shprehur mbështetjen për këngëtaren.

Ndërkohë, grupi muzikor njoftoi se ka pezulluar përkohësisht nga detyra drejtorin muzikor César Sánchez Chavista deri në përfundimin e hetimeve nga autoritetet.

— NTF (@NTFxSF) August 5, 2026