Lajme Zone
Kënga “Vajzat e Mbara” del në krye të klasifikimit
EkonomiJOQ Albania

Kënga “Vajzat e Mbara” del në krye të klasifikimit

Nga Ministria e së Vërtetës.

Nga Ministria e së Vërtetës.

Hit-i nostalgjik i viteve 2000 "Vajzat e Mbara", i kënduar nga grupi Yjet e Panjohur, ka pësuar një rikthim historik në majat e toplistave muzikore shqiptare, duke kaluar edhe bashkëpunimet më të shtrenjta të momentit.

Rikthimi i papritur nuk erdhi nga ndonjë sfidë e re në TikTok apo nga rikthimi i grupit në skenë, por si pasojë e drejtpërdrejtë e skandalit të fundit që ka tronditur muzikën shqiptare, ku dolën në shesh dhjetëra video intime të regjistruara në studion dhe banesën e kompozitorit Ardian Hila.

Sipas të dhënave nga platformat e transmetimit, publiku shqiptar, i mbingarkuar nga pamjet e videove që përfshijnë gjysmën e këngëtareve dhe personazheve VIP, ka nisur të kërkojë me dëshpërim "pak moral dhe pafajësi" në muzikë.

"Njerëzit janë në kërkim të nostalgjisë romantike," deklaroi një ekspert i klasifikimeve muzikore. "Kur merr vesh se çdo hit i dekadës së fundit kishte si parakusht stërvitjen intensive në krevatin e kompozitorit, të vjen natyrshëm të dëgjosh diçka plot moral nga kohët kur "vajzat e mbara" doli në treg për herë të parë.

Vargu legjendar i këngës që thotë "Ato këndojnë që të gjitha, të gjitha këndojnë fort" është padyshim kryefjala e moralit, shprehet një fans i vjetër i grupit muzikor.

Rritja me mbi 800% e dëgjimeve për këngën ka befasuar edhe vetë analistët e showbiz-it. Burime jozyrtare bëjnë me dije se një pjesë e mirë e klikimeve vijnë nga vetë këngëtaret e përfshira në videot e Hilës, të cilat po e përdorin këngën në sfond të postimeve në Instagram ku kërkojnë falje publike apo sqarojnë se "çdo gjë ka qenë thjesht për art".