Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

'Kemi besim të plotë te SPAK' Komisioni Europian për arrestimin e Vlora Hysenit: Ndjekim nga afër zhvillimet! Shqipëria progres në luftën kundër korrupsionit!


Komisioni Europian reagoi të premten lidhur me çështjen e Vlora Hysenit, drejtoreshës së shkarkuar të SHISH e cila është vendosur në arrest në shtëpi nën akuzën e përkrahjes së autorit të krimit dhe zbulimit të akteve apo të dhënave sekrete. Në konferencën e rregullt për shtyp të së premtes zëdhënësi Guillaume Mercier shprehu besim tek SPAK por nuk mbajti një qëndrim lidhur me fajësinë e Hysenit a

Komisioni Europian reagoi të premten lidhur me çështjen e Vlora Hysenit, drejtoreshës së shkarkuar të SHISH e cila është vendosur në arrest në shtëpi nën akuzën e përkrahjes së autorit të krimit dhe zbulimit të akteve apo të dhënave sekrete. Në konferencën e rregullt për shtyp të së premtes zëdhënësi Guillaume Mercier shprehu besim tek SPAK por nuk mbajti një qëndrim lidhur me fajësinë e Hysenit apo mbi pretendimet se mund të jenë cenuar informacionet e partnerëve ndërkombëtarë. Veç të tjerash, ai vlerësoi edhe progresin e ‘konsiderueshëm’ të Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit LEXO edhe...'Edi Rama duhet të arrestohet', Blushi: Përgjegjësia për SHISH nuk mbaron te drejtorët “Siç e dini, ne nuk komentojmë çështje në vazhdim. Por mund të them se ndjekim nga afër zhvillimet që lidhen me shtetin e së drejtës, veçanërisht reformën në drejtësi dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ku Shqipëria ka bërë përparim të konsiderueshëm. Kemi besim të plotë në aftësinë e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e njohur si SPAK, për të zbuluar, hetuar dhe ndjekur penalisht korrupsionin dhe krimin e organizuar”, tha Mercier. Reagimi vjen pas zbulimit të komunikimeve të shumta mes Hysenit dhe biznesmenit Ergys Agasi, i hetuar në dosjen e prokurimeve të AKSHI-t. Mes tyre janë regjistruar 508 komunikime nga fundi i qershorit deri në fund të gushtit, periudhë gjatë së cilës Agasi ishte në kërkim. Prokuroria dyshon se ish-drejtuesja e shërbimit sekret i ka dhënë atij informacione konfidenciale. Gjykata e Posaçme la në fuqi masën e arrestit në shtëpi ndaj saj më 24 shtator. U.D/E.H/ReportTv.al Guillaume Mercier BE Komisioni Europian vlora hyseni hetimet per grupin e agasit SHISH Komento Komente Sondazhi i ditës: Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika? Po 46.6% Jo 41.9% Disi 11.5% Vota total: 3990 Sondazhi i ditës: Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika?