Lajme Zone
PolitikëShqiptarja

Këmbëkryq në gjykatë, nismëtarët: Stop muzeut hebraik në qendër të Vlorës! Shteti nuk njeh paditësit: S’janë legjitimë


Nisi sot në Administrativen e Lushnjës, gjykimi në themel për Muzeun Hebraik të Vlorës. Padia është depozituar nga 18 qytetarë, të cilët kërkojnë shfuqizimin e akteve, me argumentin se muzeu cenon qendrën historike. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e institucioneve, thane ne gjyq se grupi nismetar nuk eshte legjitim. Kjo do te shqyrtohet në seancen e radhës, më 18 janar

LUSHNJE- Si asnjëherë më parë, salla e gjyqit u kthye në manifestim patriotik, ku dhjetëra qytetarë kërkuan te shfuqizohen aktet e qeverise e bashkise per muzeun hebraik ne qendren historike te Vlores. Gjyqi në themel po zhvillohet ne Gjykatën Administrative të Lushnjës, ku 18 qytetarë nga Vlora, anëtarë të grupit nismëtar, kanë depozituar padine kunder Bashkia Vlorë, Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë dhe Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore. “Është një qendër historike, ku kanë punuar themeluesit e shtetit të parë shqiptar. Kërkojmë që ndërhyrjet të largohen dhe vendi të kthehet në gjendjen e mëparshme, pasi nga sheshi ekzistues janë marrë rreth 500 metra katrorë. Nuk mund të ngresh historinë tënde mbi historinë time. Aty është historia e Shqipërisë dhe nuk mund të mbivendoset një muze hebraik. Jo aty. Kjo është kërkesa jonë e pare, tha nismëtari, Gëzim Zilja. LEXO EDHE:Sherr mes 3 personave për parkimin në Vlorë, njëri nxjerr thikën! Ngjarja pranë një shkolle, s’ka të lënduar (VIDEO) “Ne nuk jemi kundër muzeve, por ky muze nuk po ndërtohet në vendin e duhur. Ai bën karshillëk ndaj Muzeut Historik të Labërisë. Mund të gjendet një vend tjetër për ta ndërtuar”, tha nje tjeter protestues. Gjatë seancës, pala e paditur ka kundërshtuar legjitimitetin e grupit nismëtar për të ngritur këtë padi. Sipas zyrtareve të shtetit,18 personat që kanë paraqitur padinë nuk kanë legjitimitet. Gjyqtari vendosi ta shqyrtojë kërkesën në seancën e radhës, më 18 janar 2027. Pas përfundimit të seancës, pjesëmarrësit kanë kënduar këngë patriotike, duke përsëritur kërkesën për mbrojtjen e identitetit historik të Vlorës. Muzeu Hebraik financohet nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim me rreth 2.8 milionë dollarë. Punimet tashme jane nderprere pasi ne seancen e mëparshme gjykata administrative vendosi pezullimin e tyre deri në shpallen e vendimit përfundimtar. R.D / A.E A.E Shqiptarja.com TAG: Muzeu Hebraik gjykate administrative lushnje Vlore Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

3 Nëntor, 11:50

Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 47.5% Veliajn 16.6% Asnjërin 35.9% Vota total: 3188 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Nëntor, 11:50 Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?