Nënkryetari i PD-së Belind Këlliçi gjatë fjalës së tij në Kuvend ka shtruar disa pyetje në lidhje me skemën Kayo dhe Roni Yeffet.
Këlliçi nënvizon se, skema e tij KAYO, do të shtrihet kudo në Shqipëri, duke theksuar se pasuria publike e shqiptarëve po kthehet në pasuri private ku përfituesi i vetëm do të jetë kryeministri Edi Rama. “Por shoqëria harroi të sqaronte opinionin publik për disa pyetje thelbësore:
1- Si e kanë njohur Ron Yeffet dhe kush i ka prezantuar?
2- Ron Yeffet nuk mban asnjë funksion publik në Republikën e Shqipërisë. Përse kjo kompani diskutonte me të për skemën “KAYO” për të marrë Delvina Gas dhe Tecin e Vlorës?
3- Përse Ron Yeffet drejtonte, madje urdhëronte për mënyrën sesi do të mbaheshin marrëdhëniet me Ministrinë e Energjisë?
4- A kanë patur përfaqësues të kësaj kompanie komunikime me zv. Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Ermal Nufi, për VKM të caktuara për krijimin e shoqërisë shtetërore që do merrte në administrim vendburimin e gazit në Delvinë dhe jo vetëm?
5- Përse kanë diskutuar dhe për miratimin e lejes së ndërtimit me Ron Yeffet?
6- A kanë çuar ambulanca, armë dhe produkte të tjera në Ukrainë në bashkëpunim me Ron Yeffet?
7- Roni në audiopërgjim komunikon miqësisht me shtetasin Igor Kotvinski dhe përmënd dhe emra të tjerë të lidhur me DEL-CNG si shtetasi Rafael. Sa kohë kanë që njihen dhe frekuentohen?
8- A kanë patur udhëtime të përbashkëta Ron Yefet, Igor Kotvinski dhe Rafaeli në Sudan, për prodhimin e armëve dhe municioneve?
9- Kush ka ardhur në janar në Tiranë nga Johannesburg?
Të nderuar qytetarë,
Faktet janë të qarta, në ato audiopërgjime shteti i është dorëzuar plotësisht Ron Yeffet me bekimin e Edi Ramës.
Roni drejton Këshillin e Ministrave, Ministrinë e Energjitikës, Ministrinë e Mbrojtjes, KAYO, e plotë institucione të tjera që ndoshta ende nuk janë bërë publike.
Roni flet sesi skema e tij KAYO, do të shtrihet kudo në Shqipëri, e pasuria jonë publike, tashmë po bëhet private, ku përfitues kryesor është EDI RAMA”, thekson Këlliçi. Ndër të tjera ka ironizuar dhe ministrin e Mbrojtjes Ermal Nufin. “E në fund kam dhe një fjali për Ermal Raketën. Më thanë se të ka mbetur merak Autobuzi falas i Tiranës. Rri i qetë Rraketë, se ty biletën Tiranë – Durrës, do të ta paguaj unë”, u shpreh Këlliçi./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

