Një tjetër film shqiptar do t’i nënshtrohet procesit të restaurimit në kuadër të nismës “Adopto një Film për Restaurim”. Bëhet fjalë për filmin e animuar “Kecat dhe ujku”, të realizuar në vitin 1982. Arkivi i Filmit thotë se restaurimi është mundësuar nga një donator që ka zgjedhur të mbetet anonim. LEXO edhe...Një udhëtim në Shqipërinë e 50 viteve më parë, Arkivi i Filmit nxjerr në dritë filmime të rralla, shpëtohen nga myku dhe harresa! (VIDEO) “Kecat dhe ujku” është realizuar me skenar të Arben Shehut, bazuar në përrallën e vëllezërve Grimm, ndërsa piktor dhe regjisor është Artur Dauti. Muzika mban firmën e kompozitorit Aleksandër Peçi, operatore është Diana Diamanti, montazhi është realizuar nga Shpresa Papapavllo, ndërsa zëri nga Flora Uka. Nisma “Adopto një Film për Restaurim” synon ruajtjen dhe restaurimin e trashëgimisë filmike shqiptare. SI.E./E.H/ReportTv.al arkivi qendror shteteror i filmit kecat dhe ujku Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.3% Keq 34.9% Nuk e di 12.8% Vota total: 5175 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?
