Lajme Zone
‘Ke shitur ndeshje!’ Akuza të forta në Shkodër, replikon presidenti i Vllaznisë: Shko në prokurori
SportReport TV

‘Ke shitur ndeshje!’ Akuza të forta në Shkodër, replikon presidenti i Vllaznisë: Shko në prokurori

Akuza të forta dhe replika në Shkodër mbi situatën ku ndodhet Vllaznia që sezonin e kaluar luftonte për titull kampion.

Presidenti i Vllaznisë Alban Xhaferri reagoi sot në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së të cilët u dënuan në total me 81 vite burg. Në reagimin në rrjetet sociale Xhaferri shprehu mbështetjen për ish-krerët e UÇK-së, duke deklaruar se ‘Gjykata e Hagës është për turp’. Mirëpo në reagimin e tij një tifoz hodhi akuza të rënda, që nuk kishin të bënim me çështjen, por me situatën e klubit të Vllaznisë, që renditet e fundit pas 4 javëve në Superligë. “O mos fol për turpin e Hagës, por fol për turpin që po i bën Vllaznisë duke shitur ndeshje dhe duke e vendosur aty ku nuk e meriton ky emër. Ose merru me politikë sepse nuk na duhet neve politika, por Vllaznia,”- shkruhet në koment. LEXO edhe...Fitorja e parë e sezonit për Elbasanin, mposht kampionët e Egnatias! Trajneri Gvozdenovic: Dedikim për tifozët! Vllaznia e fundit pas javës së 4-t Ky reagim nuk kaloi pa u vënë re nga Xhaferri, i cili iu kthye komentuesit me fjalët: “Nëse ke prova dhe argumente të tilla shko në prokurori. Në të kundërt je një kokërr shpifësit dhe mashtruesit,”-replikon Xhaferri. Në merkaton e verës Vllaznia pësoi shumë ndryshime në skuadër, ndërsa ndeshjet e fundit u mposht 2-1 nga Laçi. Ne.k./Xh.K/ReportTv.al alban xhaferri Vllaznia superliga Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.7% Të gabuar 88.2% Nuk e di 5.1% Vota total: 372 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?