Lajme Zone
Kë do të donin shqiptarët të bëhet kryeministër, nëse Rama largohet nga politika
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Kë do të donin shqiptarët të bëhet kryeministër, nëse Rama largohet nga politika

Në rrugë, kafene, televizione, portale e rrjete sociale, janë jo të paktë ata që shprehen se Rama duhet të largohet nga politika.

Në rrugë, kafene, televizione, portale e rrjete sociale, janë jo të paktë ata që shprehen se Rama duhet të largohet nga politika. Por pyetja është se cilin do të donin shqiptarët të bëhet kryeministër, sikur Ramës t’i mbushet mendja të largohet nga politika? Pikërisht këtë pyetje bëra në sondazhin që zhvillova dje, duke e shpërndarë linkun e pyetësorit me SMS të rastësishme, proporcionalisht nga Vermoshi në Konispol. Plot 1237 të anketuar të rritur e plotësuan pyetësorin. Kampionin e kalibrova statistikisht, për ta përfaqësuar sa më mirë popullsinë e rritur të vendit nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore dhe politike (me marzh gabimi statistikor +/-2.8%). LEXO edhe...Nga pavarësia politike, fikja e telefonit, veshja dhe makijazhi, Ministria e Arsimit miraton Kodin e ri të Etikës! Rregulla strikte për punonjësit, nuk preken mësuesit Nga sondazh rezultoi se 30.5% duan që kryeministër të bëhet një socialist tjetër (nëse Rama largohet nga politika), 18.5% duan Berishën, 7.1% duan Shehajn, 1.8% duan Lapajn, 1.8% duan Qorin, kurse 40.3% nuk duan asnjë nga këta (shihni grafikun e mëposhtëm). Te segmenti 40.3-përqindësh që nuk do asnjë nga politikanët aktualë të bëhet kryeministër, mbizotërojnë mosha më të reja dhe banorë urbanë me nivel relativisht më të lartë arsimor, krahasuar me segmentin 59.7-përqindësh që preferon politikanët aktualë. Ndërkohë, te ky segmenti i dytë, më shumë se gjysma duan një kryeministër socialist. A.C/E.H/ReportTv.al politika sondazh Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.7% Jo 77.9% Disi 3.4% Vota total: 7876 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?